Zjarr i përmasave të mëdha pranë varrezave të Vlorës, flakët u afrohen banesave (VIDEO)
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë varrezave të qytetit të Vlorës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era, duke iu afruar disa banesave në zonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe Policia, ndërsa efektivët janë pozicionuar pranë banesave dhe varrezave për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt tyre.
Deri në këto momente, varrezat e qytetit nuk rrezikohen nga flakët, ndërsa po vijon puna për shuarjen dhe vënien nën kontroll të zjarrit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.