Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.09 ▼0.97%
ARI 4,498 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $62,635 ▼ -6.83% ETH $1,743 ▼ -7.49% XRP $1.1508 ▼ -7.39% SOL $68.0400 ▼ -9.92%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.09 ▼0.97 % ARI 4,498 ▲0.71 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.09 ▼0.97 % ARI 4,498 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Ka dëshmuar sot në gjykatë Pëllumb Gjoka, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve në Sky ECC.

Nga dëshmia e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Gjoka mohon përfshirjen në vrasjen e Gjin Ndojit duke shtuar se, nëse do të ekzistonte qoftë edhe një komunikim ku ai fliste për vrasjen ose për vendndodhjen e makinës së vrasësve, do të pranonte çdo akuzë.

Gjoka: Siç e dini, akuzohem për vrasjen e Gjin Ndojit. Akuzohem se kam gjetur vendin ku do rrinte makina dhe se kam vuar e marrë vrasësit. Kushdo që ka organizuar, marrë pjesë, folur një herë të vetme që të vritet, kushdo që ka gjetur vendin e makinës ka bërë një veprim kriminal. Por më kriminale është ngritja e akuzës ndaj meje.

Herën e kaluar më pyetët a jam i dënuar. Unë de facto jam i dënuar, se më është bërë një gjyq publik.

Çfarë nuk kam dëgjuar. Më kanë akuzuar për trafik, për vrasje, çfarë epitetesh kam dëgjuar. Gjyqet publike nuk janë për të zbardhur të vërtetën. Gjyqet publike bëhen për t’i bërë presion gjyqtarëve. Gjithë këtë histori e kanë bërë për shkëmbime favoresh.

Unë kam 30 vjet që merrem me biznes. Bizneset kryesore i kam pasur lokalet e natës dhe lojërat e fatit. Janë biznese që paragjykohen. Unë jam munduar të jem i kujdesshëm, të shtrij këmbët sa kam jorganin. Për këtë jam habitur, nuk di ku kam shkelur. Kam 3 vjet në paraburgim e nuk di çfarë kam bërë.

Gjithë kjo histori nuk di si do sqarohet. Siç e tha avokati, dy palët jemi futur në llogore. Prokurorët e dinë që janë gabim, por vazhdojnë të mendojnë të njëjtën gjë. Në hasmëri më kanë futur, aktivitetin ma kanë bllokuar.

Për të futur në burg një njeri është përgjegjësi e madhe. Në burg je një i vdekur që ecën. Me thashetheme e me lehtësi më të futur në burg e në hasmëri, nuk e di. Janë shumë familje të ngujuara edhe unë ju garantoj që historia që kanë nisur këta, do vazhdojë. Këtu do të vriten njerëz, por përgjegjësia e kujt është. Këta po i detyrojnë njerëzit të bëhen kriminelë. Jo të futesh në burg e në hasmëri e të bllokohet ekonomia nga thashethemet.

Napoleoni ka thënë: “Gjylja e topit e maja e lapsit kanë një material, por maja e lapsit vret më shumë”. Këta e kanë mprehur fort majën e lapsit.

Procedimi penal nuk ka nisur kur thonë prokurorët. Ka nisur më herët. Është bërë një kërkesë që unë të futem në burg. Pastaj kanë gjetur modalitetet. Kanë gjetur një kushërirën time. I kanë thënë të bëjë një kallëzim.

Më vonë dy oficerë i kanë marrë një deklarim. Ndërkohë, këta policë kanë pasur edhe përgjimet e SKY. Ato përgjime i kanë pasur policët e antiterrorit. I kanë pasur rrugëve. Po për çfarë e kanë nisur procedimin? Kushërira ime e ka bërë kallëzimin edhe në Shkodër, edhe në Lezhë e pastaj edhe në Tiranë. Kallëzimi i referohet një procedimi penal të bërë në Shkodër.

 Kallëzimi i saj është hetuar e gjykuar. Për atë më kanë vënë një sekuestro toke. Unë atje kam blerë 130 dynym tokë. Është blerë para noterit. Kjo çështje ju shërbeu këtyre për të bërë gjyqe popullore. Janë po ata oficerë që kanë nisur procedimin penal, që ka pasur bisedat e SKY.

Argumenti i tyre se si e kanë gjetur është sekret. Pra unë akuzohem mbi një sekret.
Edhe nëse këto thashethemet e SKY kanë vlerën e provës, edhe sikur të jenë të mirëqena, po gjykohem mbi thashetheme.

Unë nuk kam qenë përdorues i SKY. Por për një moment, po themi se jam. Të them, si është bërë identifikimi?

Nuk ka asnjë provë shkencore, që të jem abonent i SKY, asnjë provë fizike që unë jam abonent i SKY.
Procesverbali thotë se nga analiza e një komunikimi rezulton se fjalia e parë thotë: “Jam Dritani”. Këta thonë: “Është Arditi”. Në biseda flitet për një femër që ankohet për 100 dynym tokë.

Oficerët bazohen te një kallëzim në Shkodër, ku ankesa është për tridhjetë e ca hektarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.