🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.38 ▼0.37%
ARI 4,028 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,992 ▼ -0.57% ETH $2,314 ▼ -1.21% XRP $1.2910 ▼ -0.67% SOL $100.3500 ▼ -1.2%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.38 ▼0.37 % ARI 4,028 ▼0.26 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.38 ▼0.37 % ARI 4,028 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Mete: Reformat që po ndërmerr qeveria, garantojnë rritjen ekonomike

Shifrat e rritjes ekonomike publikuar sot nga INSTAT, për  tremujorine tretë 2014 dhe Vlerën e Shtuar Bruto, tregojnë për një rritje të kënaqshme dhe shkojnë drejt garantimit të objektivit vjetor mbi 2% të rritjes ekonomike,siçështëparashikuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Zv.Ministri i Ekonomisë,  Ervin Mete
Zv.Ministri i Ekonomisë, Ervin Mete

Zv.Ministrit i Ekonomisë,  Ervin Mete, në një komunikim me median u shpreh sot se, rritja ekonomike e tremujorit të tretë 2014 ka qenë 3.3%, mbështetur nga një rritje cilësore në sektorët e tregtisë, hotelerisë, industrisë përpunuese, ndërtimit dhe shërbimeve. Ky është tregues i qartë i funksionimit të modelit të ri ekonomik dhe të ndikimit që reformat e thella të qeverisë, po japin në ekonominë e vendit.

Sipas tij, përmirësimi i klimës së biznesit, siçështë konfirmuar dhe nga DoingBusiness apo vlerësime të tjera ndërkombëtare, lehtësimi i procedurave, tendenca në rritje e investimeve private dhe forcimi në tërësi i sektorëve bazë të ekonomisë, tregojnë se vendi po i rikthehet rritjes së konsoliduar ekonomike.

“Reformat e qeverisë në energji; në financa publike; në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura; paketat mbështetëse të manifakturës, të bujqësisë dhe së shpejti edhe të plastikës; reforma e pensioneve; reforma territoriale dhe, në tërësi, zbatueshmëria e ligjit – janë arsyeja e kësaj rritje, por mbi të gjitha janë dhe  garantuesi i një rritjeje cilësore dhe të qëndrueshme ekonomike ne vazhdimësi”-deklaroi Zv/ministri Mete.

Ndersa nënvizioi faktin se, partneriteti i qeverisë me sipërmarrjen tashmë po prodhon efekte edhe mbi ekonominë reale. Ne jemi te vendosur qe këtë partneritet publik privat ta ngremë në një nivel edhe më të lartë dhe efektiv duke thelluar reformat, rritur performancën dhezbatimin e ligjit./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.