🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,873 ▲ +0.57% ETH $2,242 ▲ +0.86% XRP $1.1615 ▼ -1.92% SOL $89.6700 ▼ -1.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

METEO – Italia përjeton verën më të nxehtë në histori

ROMË, 8 shtator /ATSH-DPA/- Italia regjistroi këtë vit verën më të nxehtë që nga viti 1950, kur nisën regjistrimet zyrtare të temperaturave, njoftoi sot Këshilli Kombëtar i Kërkimeve (CNR).

Temperatura mesatare gjatë verës arriti në 24,3 gradë Celsius në rang kombëtar.

Veçanërisht i nxehtë ishte muaji gusht, me një temperaturë mesatare prej 25,6 gradë Celsius.

Kjo shifër tejkalon rekordet e mëparshme prej 24,6 gradë Celsius në gusht 2024 dhe 24 gradë Celsius në gusht 2017.

Sipas studiuesve, të dhënat tregojnë se viti 2026 mund të rezultojë gjithashtu viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Itali që nga viti 1950.

Gjatë verës, Italia u përball me disa valë të të nxehtit ekstrem, ndërsa temperaturat u rritën ndjeshëm në qytetet kryesore.

Ministria e Shëndetësisë shpalli vazhdimisht alarmin e kuq për temperaturat e larta, duke paralajmëruar se nxehtësia ekstreme mund të përbënte rrezik për shëndetin edhe për personat e shëndetshëm.

Temperaturat e larta, të kombinuara me lagështinë e madhe të ajrit, e bënë qëndrimin në ambientet e jashtme, veçanërisht të vështirë dhe të pakëndshëm. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.