☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.58 ▼4.36%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,960 ▼ -0.06% ETH $2,288 ▲ +0.74% XRP $1.2498 ▼ -0.42% SOL $94.0100 ▼ -1.46%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.58 ▼4.36 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.58 ▼4.36 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

MF: Qeveria e RMV-së ka ulur normat doganore për 70 mallra, po harmonizohen plotësisht me BE-në

Ministria e Financave njofton se Qeveria e RMV-së ka ulur normat doganore për 70 mallra dhe se po harmonizohen plotësisht me normat e mallarave të Bashkimit Evropian.

“Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua Propozimi për ndryshimin e Ligjit të Tarifës Doganore, me të cilin normat doganore ulen më tej dhe harmonizohen plotësisht me normat e atyre mallrave që zbatohen në Bashkimin Evropian. Këto ndryshime janë vazhdim i ndryshimeve ligjore të vitit të kaluar që hynë në fuqi më 1 korrik 2025, kur normat doganore u ulën deri në 50% të nivelit të normave doganore që zbatohen në Bashkimin Evropian.

Ulja e normave doganore përfshin lëndët e para, repromaterialet dhe komponentët që shfrytëzohen në kapacitetet prodhuese vendase për prodhimin e produkteve të nivelit të lartë, me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë eksportuese të industrisë maqedonase. Ky ndryshim legjislativ zbaton përcaktimet e Programit të punës së Qeverisë 2024–2028, në pjesën e harmonizimit gradual të normave doganore me normat që zbatohen në Bashkimin Evropian, të përshtatura sipas nevojave të eksportit-importit të ekonomisë maqedonase.

Ndryshimet janë përgatitur në konsultim me Odën ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe janë vazhdimësi e politikës doganore që orientohen në përkrahjen e e komunitetit të biznesit vendas dhe përforcimin e konkurrencës së industrisë së përpunimit.

Propozimligji parasheh harmonizimin e plotë të disa prej normave doganore me nivelin e normave që zbatohen në Bashkimin Evropian, me ç’rast do të përmirësohet më tej harmonizimi me Tarifën doganore të BE-së, duke marrë parasysh rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Masa do të kontribuojë drejtpërdrejt në përkrahjen e industrisë së automobilave, përpunimit të metaleve dhe metalurgjisë, ku pritet ndikim pozitiv në rritjen e eksportit, fluksit hyrës së devizave, investimeve dhe numrit të punësimeve.

Ulja e normës doganore për këto 70 mallra pritet të ketë efekte të rëndësishme afatgjata në rritjen ekonomike, prodhimin industrial dhe konkurrueshmërinë e eksportit të vendit”, thonë nga Ministria e Financave./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.