☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,056 ▲ +0.41% ETH $2,267 ▲ +0.45% XRP $1.2515 ▼ -0.34% SOL $94.6600 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski: Cilësia e jetës, jo numrat, është thelbi i politikave demografike

Ndryshimet demografike janë një realitet që kërkon përgjegjësi, vizion dhe politika sistemike, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Konferencën Rajonale Ministrore “Udhëheqja e Ndryshimit: Rrugët drejt Rezistencës Demografike në Përputhje me Nevojat e Njerëzve”, e cila po mbahet në Shkup, në organizim të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe UNFPA, nën patronazhin e Qeverisë.

Kryeministri theksoi se kriza demografike tashmë ka pasoja të dukshme dhe se nuk duhet të trajtohet ekskluzivisht si çështje statistikash.

Ai vlerësoi se qasja e mëparshme, e përqendruar kryesisht në numra, ka krijuar politika pa një vizion afatgjatë dhe ndikim real.

“Për një kohë të gjatë, shumë vende, përfshirë edhe në rajonin tonë, i shihnin këto ndryshime ekskluzivisht përmes prizmit të numrave, sa pak prej nesh jemi, sa po plakemi, sa njerëz po largohen. Ky i ashtuquajtur ankth demografik shpesh krijonte politika që reagonin vonë, në mënyrë të fragmentuar dhe pa një vizion afatgjatë. Por thelbi nuk është vetëm te numrat. Thelbi është te cilësia e jetës, te besimi që qytetarët kanë në vendin e tyre, te ndjenja se mund të krijojnë një shtëpi, familje, karrierë dhe të ardhme këtu”, theksoi Kryeministri.

Sipas tij, problemi kryesor është hendeku në rezistencën demografike, pra mungesa e gatishmërisë për të njohur dhe menaxhuar ndryshimet në kohë. Në këtë kontekst, ai njoftoi strategjinë e re për rezistencën demografike 2026 – 2046./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.