⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,560 ▲0.24%
DOW 51,605 ▼0.73%
NASDAQ 25,347 ▲0.73%
NAFTA 96.16 ▼0.31%
ARI 3,958 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,460 ▼ -0.54% ETH $2,292 ▲ +0.09% XRP $1.2802 ▲ +2.11% SOL $93.5500 ▼ -0.85%
S&P 500 7,560 ▲0.24 % DOW 51,605 ▼0.73 % NASDAQ 25,347 ▲0.73 % NAFTA 96.16 ▼0.31 % ARI 3,958 ▼0.3 % S&P 500 7,560 ▲0.24 % DOW 51,605 ▼0.73 % NASDAQ 25,347 ▲0.73 % NAFTA 96.16 ▼0.31 % ARI 3,958 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski: Maqedonia në korrik kishte inflacion më të ulët se mesatarja e BE-së

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se inflacioni në Maqedoninë e Veriut gjatë korrikut ishte 2,3 për qind, ndërsa rritja e çmimeve me pakicë arriti në 1,8 për qind.

Duke bërë krahasim me vitin 2022, Mickoski tha se në atë periudhë inflacioni në vend kishte kaluar 14 për qind, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian ishte rreth dy herë më e ulët.

Sipas Mickoskit, aktualisht inflacioni në vend është nën mesataren e BE-së, e cila, sipas tij, ishte 2,93 për qind.

“Në korrik në Maqedoni, inflacioni, domethënë rritja vjetore e çmimeve, ishte 2,3%, ndërsa çmimet me pakicë në markete u rritën me 1,8%. Mesatarja në Bashkimin Evropian ishte 2,93%. Evropa – pse e përmend këtë? Sepse Bashkimi Evropian është partneri ynë më i madh tregtar. Dhe ju kujtohet në atë qeveri, në vitin 2022, kur kishim qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së. Në atë kohë, kur kishim inflacion me dy shifra që herë pas here arrinte deri në 20%, ata na bindnin se ishte i importuar. Në atë kohë, mesatarja në BE ishte dy herë më e ulët se inflacioni në vendin tonë. Tani, te ne është gjysma e mesatares evropiane. Me fjalë të tjera, ajo që po përpiqem të them është se, nëse analizoni 12 vende në rajon – të fillojmë me Slloveninë, përmes BeH-së, Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë, Greqisë, Turqisë dhe Maqedonisë – në korrik 2022, vetëm tri vende ishin pas nesh. Ato ishin Turqia, Rumania dhe Bullgaria. Tani jemi të dytët. Të gjithë të tjerët janë pas nesh. Nëse atëherë ishim të nëntët, tani jemi të dytët. Kjo është diferenca midis kësaj qeverie dhe asaj. Në atë kohë, në korrik, inflacioni ishte mbi 14%, mendoj 14,7% ose diçka e tillë. Tani është 2,3%”, theksoi Mickoski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.