🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.61 ▲0.65%
ARI 4,392 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,359 ▲ +0.2% ETH $1,914 ▲ +0.99% XRP $1.0010 ▲ +0.49% SOL $76.9600 ▲ +1.6%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.61 ▲0.65 % ARI 4,392 ▼0.64 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.61 ▲0.65 % ARI 4,392 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Mickoski: Maqedonia sot ka çmimet më të lira të derivateve të naftës në rajon

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thekson se vendi ka çmimet më të lira të derivateve të naftës në rajon.

“Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se dallimi është i madh se si ne e amortizuam krizën dhe se si një pjesë e madhe e fqinjëve e amortizuan krizën. Pajtohem se ishte historikisht më e madhja, pajtohem se efektet dhe rezultatet ishin të ashpra dhe pajtohem se tek ne këto 3 muaj e gjysmë kaluan, do të thosha, shumë thjesht, sepse ne në asnjë moment nuk krijuam panik, nuk u dëshpëruam, nuk mbajtëm konferenca për shtyp nën panik, por përkundrazi punuam që qytetarët të mos e ndiejnë atë. Dhe cili është rezultati? Rezultati është se ne kemi çmimet bindshëm më të ulëta sot dhe gjatë krizës, por sot nëse i krahasoni çmimet, ne kemi bindshëm çmimin më të ulët të karburanteve”, theksoi Mickoski në seancën e sotme për pyetje të deputetëve.

Kryeministri Mickoski bëri një krahasim të çmimeve të dizelit dhe benzinës, duke potencuar se Maqedonia sot ka çmimin më të ulët të naftës dhe benzinës krahasuar me vendet e rajonit.

“Në Serbi, nëse sot mbushni një litër karburant, çmimi është 1.85 euro për litër, ndërsa nëse mbushni benzinë 95 oktanë, atëherë është 1.63 euro për litër. Nëse shkoni në Kroaci, atje në varësi të faktit nëse mbushni në qytete apo në autostradë, çmimi për naftë sot lëviz nga 1.59 euro deri në 1.85 euro për litër, ndërsa për benzinën çmimi është nga 1.57 deri në 1.73 për litër. Në Slloveni dizelin mund ta blini për 1.72, ndërsa atë pa plumb për 1.60. Nëse vazhdoni më tej dhe arrini në BeH, atje dizelin do ta blini për 1,50 euro, ndërsa benzinën pa plumb për 1.46. Në Mal të Zi dizelin e blini për 1.55 euro, ndërsa benzinën pa plumb për 1,59 euro. Dhe pastaj në Maqedoni, dizelin do ta blini për 1.31, ndërsa atë pa plumb do ta blini për 1.36. Nga 20 deri në 50 centë është diferenca nga karburanti që mbushin qytetarët tek ne dhe qytetarët në këto vende”, theksoi Mickoski.

Në pyetjen nëse do të ketë masa shtesë, kryeministri Mickoski u përgjigj se për momentin nuk planifikojnë, sepse çmimet po bien./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.