☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,972 ▲ +0.68% ETH $2,269 ▲ +1.1% XRP $1.2530 ▲ +0.43% SOL $95.3700 ▼ -0.24%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski: Qeveria teknike do të mbetet në fuqi edhe për zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se me ndryshimet në Ligjin për Qeverinë, qeveria teknike do të mbetet në fuqi për zgjedhjet e ardhshme dhe do të shfuqizohet për zgjedhjet pas tyre. Prandaj, thotë Mickoski, frika e opozitës dhe Filipçes që kundërshtojnë këto ndryshime është se do t'i humbasin edhe zgjedhjet e ardhshme.

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se me ndryshimet në Ligjin për Qeverinë, qeveria teknike do të mbetet në fuqi për zgjedhjet e ardhshme dhe do të shfuqizohet për zgjedhjet pas tyre. Prandaj, thotë Mickoski, frika e opozitës dhe Filipçes që kundërshtojnë këto ndryshime është se do t’i humbasin edhe zgjedhjet e ardhshme.

“Ndryshimet në Ligjin për Qeverinë përcaktojnë se qeveria teknike do të mbetet në fuqi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe kjo do të thotë se ashtu siç ishte për zgjedhjet e vitit 2024, zgjedhjet e vitit 2020 dhe zgjedhjet e vitit 2016, qeveria teknike do të mbetet në fuqi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 100 ditë para zgjedhjeve, unë jap dorëheqjen si kryetar politik i Qeverisë, vjen një kryeministër teknik, që e zgjedh Kuvendi, LSDM-ja opozitare merr pjesë me kuadrot e saj në kuadër të organeve qeveritare, ministrive, zëvendësministrave etj. Publiku duhet ta dijë këtë, ky është një fakt që do të kemi një qeveri teknike në zgjedhjet e ardhshme”, tha Mickoski në “TV Sitel”.

Ligji thotë, shtoi ai, se pas atyre zgjedhjeve, ai nuk do të jetë më i vlefshëm, që do të thotë se ata që do të udhëheqin qeverinë pas fitores në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kenë më një qeveri teknike.

Mickoski shtoi gjithashtu se nëse LSDM është kaq e fortë dhe e pajisur dhe se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme siç pretendon Filipçe, në atë rast LSDM do të formonte një qeveri në zgjedhjet e ardhshme, dhe OBRM-PDUKM do të ishte opozita në zgjedhjet pas kësaj, kështu që argumentet e LSDM-së me të cilat ata e kundërshtojnë këtë zgjidhje janë të pakuptueshme./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.