☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.08%
DOW 51,670 ▲0.03%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.84 ▲0.74%
ARI 4,186 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,566 ▲ +2.45% ETH $2,516 ▲ +3.43% XRP $1.3755 ▲ +3.04% SOL $107.8600 ▲ +3.26%
S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.84 ▲0.74 % ARI 4,186 ▲0.2 % S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.84 ▲0.74 % ARI 4,186 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Arte

“Miku i librit” dhe “Biblioteka e artit” sjellin lexime, biseda dhe takime me autorë dhe studiues arti në shkolla

Përgjatë muajit maj, “Miku i librit” dhe “Biblioteka e artit” përfshinë seanca leximesh dhe biseda me shkrimtarë dhe përkthyes, si dhe takime me studiues arti dhe autorë librash arti.

“Miku i librit” dhe “Biblioteka e artit”, dy fushata që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi në disa shkolla të kryeqytetit me motot: “Së bashku krijojmë një shkollë që lexon” dhe “Artistët e së nesërmes “takojnë” artistët e së djeshmes”,patën një ditë më parë seancat përmbyllëse. QKLL shprehet se shkrimtarët bashkëbiseduan me lexuesit, studiuesit e artit me artistët e ardhshëm.

“QKLL-ja i konsideron takimet e majit si një hap zanafillor që do të ndiqet nga të tjerë, me qëllimin për t’i shndërruar në traditë”, thuhet nga QKLL.

Më tej Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shprehet gjithashtu se vlerëson mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore Tiranë,shkollave: Gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”;Gjimnazi “Ismail Qemali”; Shkolla 9-vjeçare “Skënder Çaçi”; Shkolla jopublike “Faik Konica”; Liceu artistik “Jordan Misja”.

Gjithashtu Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL)vlerëson gatishmërinë e shkrimtareve e të studiuesve për të qenë në takime me nxënësit dhe gatishmërinë e botuesve për të ofruar disa kopje librash dhuratë për bibliotekat e shkollave, ku u zhvilluan takimet. Në vijim nga QKLL do të ketë të tjera aktivitete me në fokus librin dhe leximin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.