☁️
Tiranë 31°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 77.26 ▼2.74%
ARI 4,360 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $66,420 ▲ +0.14% ETH $1,791 ▲ +1.37% XRP $1.2369 ▲ +0.86% SOL $74.4700 ▲ +2.36%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 77.26 ▼2.74 % ARI 4,360 ▲0.2 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 77.26 ▼2.74 % ARI 4,360 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Politika

Mila: Protesta ka humbur busullën, Rama po e çon Shqipërinë drejt BE-së

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se ka patur ndjesi pozitive për protestën e qytetarëve fillimisht por tashmë mendon se ka humbur busullën.

Mila tha se Rama duhet të vijojë të qeverisë vendin dhe të integrojë Shqipërinë në BE.

Sara Mila: Në fakt, në momentin e parë kur protesta nisi, jo vetëm si përfaqësuese e PS, e mazhorancës por edhe si vajzë e re në politikë, pata ndjesi të mira, e para për shkak të formatit, me pankarta simpatike, të rinj kreativë. Nuk ndanim të njëjtën kauzë, por i vlente momentetit dhe Shqipërisë. Isha krenare për faktin që protestohet në Shqipëri për një temë si mjedisi, për shkak të një buje që bëri një projekt i supozuar në lidhje me Zvërnecin.
Unë sot mendoj se protesta e ka humbur busëllën. Nëse do të flasim për çështjen e parë që u ngrit, sot me çfarë Komisionerja për Zgjerimin ka siguruar, i ka dhënë përgjigje shqiptarëve dhë ndërkombëtarëve.
Për çështjen e mjedisit dhe në bazë të çfarë do të ngrihet projekti, diskutimi është mbyllur. Për gjërat e tjera që kanë dalë mbrapa, kam përshtypjen se është përpjekja e fundit për të rrëzuar Ramën dhe PS. Nuk ia dolën dot me votë, nuk ia dolën duke përdorur SPAK dhe çfarë SPAK garanton si organ i drejtësisë që ka marrë bekimin e kësaj partie. Nuk ia dolën dot partitë e vogla, që thonë të reja por të reja nuk janë. Doli Lapaj aty vetëm tek pull, nuk iu bashkua njeri. Kauzat e ngjashme i kishte, ilaçet, sistemi arsimor, paga, largim të trurit.

Ylli Rakipi: Protestuesit thonë se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të plotë politik, të establishmentit 35 vjeçar në Shqipëri që duhet shembur dhe se Rama duhet larguar. Ju sigurisht nuk e ndani këtë qëndrim. Pse duhet të vijojë të qeverisë Rama?

Sara Mila: Është e thjeshtë, kryeministri dhe PS kanë fituar me votë, 83 mandate. E kanë mandatuar qytetarët shqiptarë. Po udhëhq Shqipërinë drejt një premtimi jo vetëm elektoral, por historik për të çuar vendin në BE. Kundrejt kësaj rrgue, gjithçka është bërë, arsimi, drejtësia, por edhe të mjedisi meqë është rasti, ka patur progres, që nuk është vetëm i supozuar por edhe i matshëm. Del BE, kalojnë IBAR, me disa hendeqe që presim ti rregullojmë, thotë BE brenda vitit 2027, Shqipëria pararojë për të mbyllur negociatat. A është kjo ajo që duan shqiptarët? Edi Rama dhe PS po e çojnë vendin në BE. Ku është problemi? A ka disa situata problematike? Çështje për tu bërë më mirë? Patjetër. A duhet ë jemi dëgjues më të mirë? Që prej momentin kur kam marrë mandatin, një nga kritikat që më bëhet mua dhe brezit të ri të PS, është që jeni kartona, mandate, ju dirigjon Rama, nuk keni identitet. E kam thënë, kjo hapje e PS me 50 karaktere të rinj, është e guximshme. Ra përfundimisht teza që ne jemi kartona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.