SHBA – NYT: Trump i kërkon Zelenskyt lëshime territoriale në këmbim të paqes
UASHINGTON, 20 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet ta bindë Ukrainën të pranojë një marrëveshje paqeje me Rusinë, e cila përfshin lëshime territoriale në rajonin e Donbasit.
Uashingtoni i premton Kievit përfitime të mundshme ekonomike, raporton gazeta “The New York Times”.
Sipas “The New York Times”, Trump është i vendosur t’i imponojë një marrëveshje Zelenskyt, duke argumentuar se mbajtja e pjesëve të pushtuara në provincat lindore të vendit nuk e justifikon koston, dhe se Ukraina mund të përfitojë financiarisht nëse heq dorë nga kundërshtimet e saj ndaj një marrëveshjeje – qoftë edhe një marrëveshjeje të hartuar kryesisht sipas kushteve të Rusisë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.