☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.74 ▼3.37%
ARI 4,211 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,580 ▲ +3.11% ETH $2,747 ▲ +1.45% XRP $1.5382 ▲ +3.05% SOL $122.0500 ▲ +3.58%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.74 ▼3.37 % ARI 4,211 ▲0.22 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.74 ▼3.37 % ARI 4,211 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Politika

Ministrja e Jashtme e Austrisë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë, vijoni reformat, por edhe BE të mbajë premtimet

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka shprehur mbështetjen e fortë për integrimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se procesi i zgjerimit nuk është një favor për vendet aspirante, por një investim strategjik për vetë Europën. Këto deklarata ajo i bëri gjatë një deklarate të përbashkët me Ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha dhe homologët çekë dhe sllovakë nga Tirana.

“Nuk po i bëjmë favor vendeve, është një nga investimet më të mençura që Europa mund të bëjë në sigurinë dhe prosperitetin e saj. Ne kemi përfituar në shkallë masive nga zgjerimet e mëparshme, eksportet tona u zgjeruan shumë duke krijuar vende të reja pune dhe kjo do të vijojë edhe me Shqipërinë”, tha ajo.

Ministrja austriake ritheksoi mbështetjen e plotë për rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke kërkuar vazhdimin e reformave, forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se edhe Europa duhet të japë rezultate konkrete dhe të mbajë premtimet e saj.

“Shqipëria ka bërë përparim domethënës në rrugën e saj drejt BE dhe me shpejtësi të plotë duhet të vazhdoni reformat dhe jemi në moment vendimtar që shumë shpejt të nisim mbylljen e kapitujve dhe ky nuk është një proces i lehtë. Ju mbështesim plotësisht në rrugëtimin tuaj europian dhe duhet të vazhdoni me reformat, me shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë Europa duhet të japë rezultate dhe për këtë ne mbështesim fort integrimin gradual të Ballkanit, kjo do të thotë përparim i prekshëm për njerëzit dhe bizneset. Europa duhet të japë rezultate, duhet të mbajmë premtimet tona”, tha ajo.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, ministrja Meinl-Reisinger theksoi rëndësinë e besimit te institucionet, rregullave të drejta dhe zbatimit real të reformave në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Austria është investuesja e 6 më e madhe në Shqipëri dhe jemi të lumtur që do të ndërtojmë në Shqipëri parkun e parë eolik që do të furnizojë energji për mijëra banesa; kjo do të hapë vende pune. Bashkëpunimi ynë ekonomik ka nevojë për besimin e institucioneve, në rregulla të drejta dhe që reformat nuk janë vetëm në letër, por njerëzit i ndjejnë në jetën e përditshme”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.