☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.10 ▲1.02%
ARI 4,122 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,909 ▼ -1.53% ETH $2,426 ▼ -3.2% XRP $1.3245 ▼ -3.42% SOL $104.1700 ▼ -2.85%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,122 ▼1.33 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,122 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kosova

Modeli i SPAK-ut në fokus, Tahiri propozon tri prioritete për Komisionin për Legjislacion

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka paraqitur tri propozime në Komisionin për Legjislacion, duke kërkuar që ato të përfshihen në planin e punës së këtij komisioni parlamentar.

Tahiri ka propozuar monitorimin e zbatimit të ligjeve për Gjykatën Komerciale dhe Gjykatën Administrative, me qëllim të vlerësimit të rezultateve, sfidave dhe ndikimit të këtyre institucioneve në efikasitetin e sistemit të drejtësisë.

Propozimi i dytë ka të bëjë me nisjen e hartimit të Ligjit për Deputetët, i cili do të përcaktonte më qartë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e deputetëve, si dhe statusin dhe përfitimet e tyre gjatë dhe pas përfundimit të mandatit.

Ndërkaq, propozimi i tretë lidhet me shqyrtimin e mundësisë për themelimin e një gjykate të specializuar në luftën kundër korrupsionit. Për këtë çështje, Tahiri ka sugjeruar që Komisioni të realizojë një vizitë studimore në SPAK dhe në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u njohur nga afër me përvojën shqiptare, procesin e themelimit të institucionit, sfidat dhe mundësitë që ofron ky model.

Në postimin e tij në Facebook, Tahiri ka theksuar se këto tri çështje kanë rëndësi të veçantë për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të drejtësisë dhe avancimin e integritetit e llogaridhënies institucionale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.