Motoristët marshuan nga Vërmica në Prishtinë “UÇK është liria jonë”
Motoristë nga vende të ndryshme i janë bashkuar sot marshit solidarizues “UÇK është Liria Jonë”, i organizuar nga Veteranët e UÇK-së – Zona Operative e Nerodimes dhe platforma “Liria Ka Emër”.
Aktiviteti ka nisur në ora 10:00 nga Vërmica, prej nga motoçiklistët kanë udhëtuar drejt Prishtinës.
Marshi mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.