FSK dhe Ushtria Turke zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit
Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë e Republikës së Turqisë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit Urban, Kërkim-Shpëtimit në Terrene Malore dhe Operacioneve K9.
FSK thekson se trajnimi kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëmarrësve, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ekipeve, si dhe shkëmbimin e përvojave praktike në operacionet e kërkim-shpëtimit.
“Gjatë trajnimit u zhvilluan ushtrime teorike dhe praktike, duke përfshirë teknikat e kërkimit dhe shpëtimit në ndërtesa të dëmtuara, operacionet në terrene malore, përdorimin dhe angazhimin e qenve të kërkim-shpëtimit K9, si dhe procedurat e koordinimit dhe reagimit në situata emergjente.
Ky trajnim kontribuoi në rritjen e kapaciteteve profesionale, gatishmërisë operacionale dhe ndërveprueshmërisë së ekipeve me partnerët në fushën e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.