🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,140 ▼ -0.72% ETH $2,686 ▼ -1.11% XRP $1.5505 ▼ -0.5% SOL $120.4600 ▲ +0.86%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Kosova

Diaspora proteston sot në Evropë: tubime në Hamburg, Frankfurt, Hannover, Dyseldorf dhe Helsinki kundër aktgjykimit të Hagës

Të dielën protesta vazhdojnë në Londër, Oslo, Gjenevë dhe Trevizo; në Prishtinë sonte nata e 11-të e protestës "Jo në emrin tim"

Protestat e diasporës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë vazhdojnë edhe këtë fundjavë në disa qytete të Evropës. Bashkatdhetarët kanë paralajmëruar tubime gjatë ditëve të shtunë dhe të diel, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dhe mbështetjen për UÇK-në.

Të shtunën, më 26 shtator, protesta do të mbahen në pesë qytete: në Hamburg nga ora 16:00 deri në 20:00, në Frankfurt në 17:00, në Helsinki po në 17:00, në Hannover në 18:00 dhe në Dyseldorf në 19:00.

Të dielën, më 27 shtator, tubimet vazhdojnë në Londër (15:00 dhe 18:00), në Oslo (13:00 dhe 14:00), në Gjenevë (14:00) dhe në Trevizo të Italisë (14:30 dhe 18:00).

Protestat pasuan vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat dënuan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin me gjithsej 81 vjet burgim.

Ndërkohë në Prishtinë protestat vazhdojnë çdo mbrëmje. Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në orën 21:00 – sonte për natën e 11-të radhazi – duke kërkuar lirinë e të dënuarve dhe duke kundërshtuar vendimin e Hagës, nën moton “Jo në emrin tim”.

Burimi: voxkosova.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.