☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,056 ▲ +0.41% ETH $2,267 ▲ +0.45% XRP $1.2515 ▼ -0.34% SOL $94.6600 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mucunski: Nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese, Qeveria nuk është e gatshme të ndërmerr asnjë hap

“Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë, dua të jem shumë i qartë. Në këtë kontekst, vendi ynë nuk është gati për ndryshime kushtetuese. Ka mungesë besimi dhe besueshmërie në aspektin e ofrimit të shërbimeve për ne si vend, kështu që në këtë moment nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese dhe Qeveria nuk është e gatshme të ndërmarrë asnjë hap drejt ndryshimeve kushtetuese”.

Këtë e deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, i cili është në vizitën e tij të parë zyrtare në vend.

Shefi i diplomacisë Mucunski tha se ka mungesë besimi dhe besueshmërie në aspektin e ofrimit të shërbimeve ndaj nesh si vend, kështu që Qeveria nuk është e gatshme të ndërmarrë asnjë hap drejt ndryshimeve kushtetuese. Duke komentuar zhvillimet në Bullgari dhe marrjen e mandatit nga Radev, Mucunski tha se vendi është i gatshëm për dialog.

“Ajo që mund t’ju them është se ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm për dialog dhe jemi të gatshëm për të edhe tani. Mungoi vullneti për një dialog të tillë nga ana e Bullgarisë fqinje me Qeverinë e kaluar. Shpresoj që në Sofje të ketë vetëdije se perspektiva evropiane për vendin tonë është e rëndësishme për të gjithë rajonin”.

“Edhe nëse nuk ka një vetëdije të tillë dhe nëse një vetëdije e tillë nuk zhvillohet, kjo nuk do të thotë se po mendojmë për ndonjë alternativë, por do të vazhdojmë në rrugën e reformave, do të vazhdojmë në rrugën e pajtueshmërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe do të vazhdojmë të ndajmë ato vlera evropiane në të cilat besojnë shumica dërrmuese e qytetarëve tanë. Por nëse pyetja është nëse jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese në këtë kontekst dhe në këtë situatë, ne nuk jemi të gatshëm. Dhe le të mos ketë dilema rreth kësaj çështjeje” tha Mucunski, deklaroi Timço Mucunski./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.