☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.17 ▲1.09%
ARI 4,127 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,921 ▼ -1.84% ETH $2,425 ▼ -3.43% XRP $1.3352 ▼ -2.55% SOL $104.8200 ▼ -2.17%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.17 ▲1.09 % ARI 4,127 ▼1.2 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.17 ▲1.09 % ARI 4,127 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Pazar i ulët”, Haradinaj: S’duhej të negociohej projektligji për Specialen

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe të Zyrës së Prokurorit Special në Hagë, ka kaluar në dy leximet e nevojshme në Kuvend.

Kalimi erdhi pasi PDK-ja dhe LVV-ja u pajtuan për emrin e postit të Presidentit, kur u propozua Justina Shiroka-Pula.

E Daut Haradinaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, në Rubikon të Klan Kosova thotë se ky negocim për ndryshimin e Ligjit për Specialen, nuk është dashur të bëhej, pasi sipas tij, kishte të bënte me çështje kombëtare.

“Shteti ynë asnjë veprim nuk e ka bërë, përpos atyre marrëveshjeve të errëta që i kam quajt unë dy javë para se me ardhë deri te data kritike e 6 tetorit, në një farë forme e nxorën një lajm, dalja nga kriza institucionale, zgjedhja e presidentes”.

“Qëllimi i errët, dhe produkti i errët, sepse ne nuk kemi kërkuar negocim në rrugë. Protesta jonë nuk ka qenë negocim me qeverinë për rishikimin e Ligjit për Specialen”.

“Me gjithë respektin për zotëri Hamzën, veprimet nuk kanë qenë ato që i kanë deklaruar. E ndalën protestën për shkak të një lajthitjeje skandaloze që ndodhi nëpërmjet ligjeve”, deklaroi Haradinaj, raporton Klankosova.tv.

Ai tha se orientimi i protestës nuk ka pasur qëllim zgjedhjen e Presidentes.

“Ne nuk kemi dalë për president, por kundër dënimit të krerëve të UÇK-së. Unë nuk jam PDK, kam qenë qytetar i pakënaqur me atë vendim. S’kemi dalë me përkrahë kauzën e një subjekti politik. U bë pazar i ulët. Është keqpërdorim i fatkeqësisë së njerëzve”.

“Ai projektligj ka qenë për Dhomat e Specializuara në Hagë. Aty nuk ka pasur të drejtë askush të negociojë. Përgjegjësi e zotëri Kurtit, edhe e Abdixhikut, edhe e Gjinit, edhe e Hamzës, ka qenë në aspektin kombëtar, jo me hy në negociata”, u shpreh ish-deputeti i Aleancës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.