☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.35 ▼1.39%
ARI 4,074 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,780 ▲ +1.05% ETH $2,348 ▲ +1.38% XRP $1.3249 ▲ +2.28% SOL $101.2600 ▲ +0.79%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë drejt degradimit, Zhupa: Ndërhyrje e menjëhershme për restaurimin e godinës

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë me mure të krisura dhe zona të paaksesueshme për vizitorët, është drejt degradimit. Mjediset ku ushtron veprimtarinë Muzeu Kombëtar i Pavarësisë janë në administrim të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, ndërsa godina ka nevojë për ndërhyrje restauruese. Një ditë më parë kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, reagoi nga Vlora për gjendjen e amortizuar të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Duke publikuar pamje nga godina historike, Zhupa denoncoi krisjet në mure dhe rrezikun e degradimit të mëtejshëm të muzeut. “Ndodhem në qytetin e Vlorës dhe mbrapa meje këtu është Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, një simbol kombëtar i identiteti shqiptar i historisë shqiptare. Siç mund ta shikoni, fatkeqësisht ky muze ka pësuar krisje kudo nëpër muret e tij.

Ballkoni është totalisht i paaksesueshëm dhe i pavizitueshëm nga banorët dhe rrezikon shembjen. Kjo nuk është fytyra e shtetit shqiptar, ky nuk është dinjiteti që duhet të kenë shqiptarët të prezantuar në raport me veten e tyre, por edhe me turistët që vijnë”, shprehet Zhupa në reagimin e saj. Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Zhupa gjithashtu i bën dhe thirrje Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit që të nisë menjëherë restaurimin e muzeut, në mënyrë që gjatë sezonit turistik Shqipëria të prezantohet me dinjitet para qytetarëve dhe vizitorëve të huaj. “Ndaj sot nga Vlora i bëj thirrje Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës, që menjëherë të nisë restaurimin e kësaj godine historike, të vërë paratë e duhura, të vërë njerëzit e duhur që të kenë mundësi që gjatë sezonit turistik të kemi dinjitet në simbolin më të rëndësishëm të identitetit kombëtar”, shprehet më tej Ina Zhupa. Gjendja problematike e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë edhe pse vitin e kaluar u fol për një rinovim të tij, ka rikthyer në vëmendje nevojën urgjente për ndërhyrje dhe restaurim të një prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë historike shqiptare. Ruajtja e këtij simboli kombëtar mbetet një detyrë për institucionet në vend dhe qytetarët, sidomos tani që nis sezoni turistik dhe Shqipëria pret vizitorë nga vende të ndryshme.

Muzeu i Pavarësisë

Disa vite më parë në nëntor 2021, qeveria miratoi një vendim për funksionimin, organizimin dhe veprimtarinë e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë. Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë kaloi në administrim të Ministrisë së Kulturës, administrim që më parë ishte bërë nga Bashkia Vlorë. “Vendimi nr.293, datë 17.5.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen “Kombëtar” të Muzeut të Pavarësisë, Vlorë dhe për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të tij, nga Bashkia e Vlorës në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, shfuqizohet”, thuhej në vendim ndër të tjera. Misioni i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë është përkujtimi dhe promovimi i vlerave të periudhës historike të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, trashëgimisë historike, që lidhet me një nga ngjarjet më të rëndësishme të Shqipërisë, Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në Muzeun e Pavarësisë janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.