MUZIKË- Dënohet me 40 vjet burg vrasësi i ikonës së repit Tupac Shakur
LAS VEGAS, 13 tetor /ATSH- AA/ – Duane “Keffe D” Davis u dënua të me 40 vjet burg për vrasjen e ikonës së muzikës rep, Tupac Shakur, në vitin 1996.
Gjykatësja Carli Kierny në Las Vegas ka shqiptuar dënimin pasi një juri prej 12 anëtarësh e ka shpallur Davisin fajtor për vrasje të shkallës së parë, pas një gjyqi disajavor në gusht.
Shakur u qëllua disa herë më 7 shtator 1996, teksa po udhëtonte me një BMW të zezë së bashku me drejtuesin e industrisë muzikore Marion “Suge” Knight. Një Cadillac i bardhë u afrua pranë automjetit në një kryqëzim në Las Vegas dhe u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Shakur vdiq gjashtë ditë më vonë, ndërsa Knight i mbijetoi sulmit.
Prokurorët thanë se Davis e kishte organizuar sulmin për hakmarrje pas një përleshjeje ku ishte përfshirë nipi i tij, Orlando Anderson, në një kazino në Las Vegas më herët gjatë asaj nate.
Ata u mbështetën pjesërisht në rrëfimet e Davisit për ngjarjen, përfshirë intervistat për mediat, paraqitjet në podkaste dhe një libër autobiografik të botuar në vitin 2019.
“Forca e çështjes sonë ishte zoti Davis”, ka thënë prokurori i qarkut Clark, Steve Wolfson, pas shpalljes së vendimit, duke iu referuar deklaratave publike të Davisit për të shtënat.
Mbrojtja e Davisit argumentoi se nuk kishte prova që e vendosnin atë në Las Vegas në kohën e të shtënave dhe se rrëfimet e tij ishin sajuar për përfitime financiare.
Davis është personi i vetëm ndaj të cilit janë ngritur akuza në lidhje me vrasjen e Shakurit. Andersonin, të cilin prokurorët e lidhën me përleshjen në kazino, e vranë në një incident me armë zjarri mes bandash në vitin 1998.
Davis hoqi dorë nga e drejta për të marrë një rekomandim të jurisë lidhur me dënimin. Prokurorët nuk kërkuan dënimin me vdekje.
Davis ka thënë se planifikon ta apelojë vendimin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.