🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 18 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $63,988 ▲ +1.56% ETH $1,845 ▲ +0.52% XRP $1.0862 ▲ +0.06% SOL $74.8500 ▲ +0.24%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
18 Jul 2026
Breaking
Bota

MUZIKË – Si u bë K-pop një “dritare lirie” për koreano-veriorët nën regjimin e Kim Jong Un

– K-pop-i është kthyer në një simbol të lirisë dhe të shpresës për shumë koreano-veriorë.

Edhe pse regjimi përpiqet ta ndalojë, muzika koreano-jugore ka krijuar një lidhje me botën e jashtme dhe ka sfiduar përpjekjen e qeverisë për të kontrolluar informacionin dhe kulturën, shkruan BBC.

Për dekada me radhë, në Korenë e Veriut qytetarët janë mësuar se udhëheqësi Kim Jong Un dhe familja Kim janë të vetmit “yje” që duhet të adhurojnë.

Por, muzika koreano-jugore (K-pop) ka arritur të depërtojë fshehurazi në vend, duke u dhënë shumë njerëzve një pamje të një bote krejt ndryshe.

Lee Yeon-su, e cila u largua nga Koreja e Veriut dhe tani jeton në Korenë e Jugut, thotë se për herë të parë në jetën e saj mund të zgjedhë vetë kë të admirojë.

Ajo shkon në koncertet e grupit të famshëm BTS dhe përjeton një liri, që në vendin e saj të lindjes do të ishte e paimagjinueshme.

“Në Korenë e Veriut do të ishte e pamundur të zgjidhje vetë dikë që admiroje”, tha ajo.

Në Korenë e Veriut, ku kontrolli shtetëror është shumë i rreptë, dëgjimi i muzikës koreano-jugore apo shikimi i filmave dhe serialeve nga Koreja e Jugut, konsiderohet krim dhe mund të penalizohesh me burg ose dënime të rënda.

Megjithatë, pavarësisht ndalimeve, K-pop-i ka arritur të depërtojë përmes kartave të vogla të memories, pajisjeve MP3 dhe sinjaleve televizive nga zona pranë kufirit.

“Ata ishin koreanë si ne, por dukeshin ndryshe”

Disa të larguar nga Koreja e Veriut tregojnë se kur dëgjuan për herë të parë BTS, “Blackpink” apo grupe të tjera koreano-jugore, u habitën nga pamja, muzika dhe mënyra e shprehjes.

Kang Gyu-ri, e cila u arratis në vitin 2023, kujton këngën “Dynamite” të BTS, e cila u bë shumë e njohur në botë, gjatë pandemisë.

“E dëgjoja pa kuptuar tekstin, por melodia të bënte të ndiheshe mirë. Të gjithë e ndiqnin”, tha ajo.

Ajo tregoi se të rinjtë në Korenë e Veriut filluan të kopjonin vallëzimet dhe stilin e artistëve koreano-jugorë, sepse kjo u dukej diçka moderne dhe ndryshe nga propaganda shtetërore.

Në vend të këngëve tradicionale koreano-veriore, të cilat shpesh flasin për revolucionin dhe lavdërimin e shtetit, K-pop-i sillte tema si dashuria, ëndrrat dhe emocionet personale.

Muzika si “dritare drejt botës së jashtme”

Për shumë koreano-veriorë, K-pop-i nuk ishte vetëm argëtim, por një mënyrë për të kuptuar se ekzistonte një botë tjetër jashtë propagandës së regjimit.

Hannah Oh, një tjetër e larguar nga Koreja e Veriut, tregoi se mbante fshehur karta memorie me muzikë koreano-jugore.

Nëse kontrollohej, ajo kishte një kartë bosh për t’ua dhënë autoriteteve.

Ajo thotë se shumë njerëz vazhdonin ta dëgjonin muzikën K-pop, edhe pse rrezikonin dënime të rënda.

“Kur e ke parë atë botë, është e vështirë të largohesh prej saj”, tha ajo.

Regjimi i Kim Jong Un, e sheh kulturën koreano-jugore si kërcënim, sepse mund t’i bëjë njerëzit të krahasojnë jetën e tyre me atë në Korenë e Jugut.

Në vitin 2022, u raportua se disa të rinj u ekzekutuan publikisht, për shpërndarje të përmbajtjeve koreano-jugore.

BTS ndihmoi disa koreano-vetiorë të larguar të gjenin veten

Për disa të arratisur nga Koreja e Veriut, BTS nuk ishte vetëm një grup muzikor, por një burim shprese.

Yeon-su tha se këngët e BTS për vetëpranimin dhe përballimin e vështirësive e ndihmuan të pranonte të kaluarën e saj.

Pasi mbërriti në Korenë e Jugut, ajo u bë pjesë e komunitetit të fansave të BTS, të njohur si “ARMY”, dhe për herë të parë nuk u ndje e gjykuar për origjinën e saj.

“Kur u tregova miqve të mi se isha nga Koreja e Veriut, askush nuk më trajtoi ndryshe”, tha ajo. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.