“Na janë përgjigjur strukturat shtetërore”, Rama ndan videon e vëllait të 28-vjeçarit të lënduar: Unë nuk gënjej
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në “Facebook” lidhur me mjekimin e 28-vjeçarit, Erjon Vishkulli i cili mbeti i lënduar në sy gjatë protestës pasi u qëllua me plumb gome nga policia. Rama ka ndarë një video të vëllait të 28-vjeçarit i cili shprehet se transportimi dhe mjekimi i të riut është mundësuar nga shteti.
Kryeministri bashkëngjitur me videon shkruan se ai nuk ka gënjyer në postimet e tij të mëparshme ku deklaroi se ndihma mjekësore do të mbulohet nga shteti.
“UNË NUK GËNJEJ edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara”, shkruan Rama.
Rama më parë reagoi me një tjetër postim pasi motra e 28-vjeçarit ka kundërshtuar deklaratat e tij për mbulimin e shpenzimeve mjekësore nga shteti. Në reagimin e tij të mëparshëm, Rama këmbëngul se ndërhyrja për trajtimin e të riut në Itali është mundësuar me financim shtetëror, duke deklaruar se iniciativën për këtë shërbim e ka marrë personalisht.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.