🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 25 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $64,064 ▼ -1.48% ETH $1,858 ▼ -1.3% XRP $1.0901 ▼ -1.23% SOL $73.9300 ▼ -1.68%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
25 Jul 2026
Breaking
Sporti

NBA/ LeBron James për rekord, nëse fiton “Larry O’Brien Trophy” me 76ers do të jetë i vetmi që feston me katër skuadra të ndryshme

Dëshira për të garuar për një titull dhe ndoshta për ta fituar atë ka mbizotëruar përsëri në zgjedhjen e LeBron James, i cili vendosi para pak orësh skuadrën e tij të re.

Edhe pse në moshën 42-vjeçare dhe në sezonin e tij të 24-t në karrierë, James i ka dhënë përparësi faktit se kërkon të jetë kompetitiv.

Në këtë zgjedhje që ka bërë vlen të përmendet se një fitore përfundimtare me Philadelphia 76ers do ta çimentonte më tej vendin e tij në legjendë.

Djali nga Akron, Ohio, i cili mban praktikisht çdo rekord të NBA-së, mund të bëhet lojtari i parë dhe i vetëm që fiton titullin me katër ekipe të ndryshme, si dhe mund të jetë lojtari që rikthen titullin në Filadelfia i cili mungon prej 43 vitesh. Triumfi i fundit në Fila ka qenë në 1983 nën udhëhqehjen e Julis Erving.

Në fakt, James është një nga vetëm katër lojtarët në histori që ka fituar tre kampionate me tre ekipe të ndryshme. Lista e tij e sukseseve përfshin dy tituj me Miami Heat (në 2012 dhe 2013), titullin e vitit 2016 me Cleveland Cavaliers dhe atë të vitit 2020 me Los Angeles Lakers. Tre kampionët e tjerë të shumfishtë janë Danny Green, tre tituj me San Antonion (2014), Toronton (2019) dhe përkrah LeBron te Lakers (2020), John Salley, fitues me Detroitin (1989 dhe 1990), me Çikagon (1996) dhe me Los Angeles Lakers (2000), dhe legjendari Robert Horry, 7 unaza të koleksionuara nga ndalesa si ajo e Houstonit (1994 dhe 1995), Lakers (2000, 2001 dhe 2002) dhe San Antonio Spurs (2005 dhe 2007). A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.