🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 31 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $73,545 ▼ -0.49% ETH $2,002 ▼ -1.18% XRP $1.3291 ▼ -1.31% SOL $81.6300 ▼ -1.46%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
31 May 2026
Breaking
roze

Ndahet nga jeta Marcia Lucas, gruaja që ndihmoi në suksesin e Star Wars

Marcia Lucas, montazhierja e njohur amerikane e filmave dhe fituese e çmimit “Oscar” për punën e saj në filmin origjinal “Star Wars”, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Sipas familjes së saj, Lucas humbi betejën me kancerin metastatik të mërkurën në shtëpinë e saj në Kaliforni, e rrethuar nga të afërmit dhe njerëzit më të dashur.

E konsideruar si një nga figurat më të rëndësishme pas suksesit të hershëm të sagës “Star Wars”, Marcia Lucas luajti një rol kyç në ndërtimin e ritmit, strukturës dhe ngarkesës emocionale të filmit që ndryshoi historinë e kinemasë fantastiko-shkencore.

Në vitin 1978, ajo fitoi çmimin “Oscar” për montazhin më të mirë për filmin “Star Wars” të vitit 1977, i cili më vonë u riemërua “Star Wars: A New Hope”. Kontributi i saj konsiderohet vendimtar në formësimin e versionit përfundimtar të filmit, veçanërisht në skenat komplekse të betejës finale me “Death Star”.

George Lucas dhe Marcia Lucas

E lindur si Marcia Griffin në vitin 1945 në Kaliforni, ajo e nisi karrierën në industrinë e filmit si arkiviste dhe më pas u bë një nga montazhieret më të vlerësuara të Hollywood-it.

Pas martesës me regjisorin dhe krijuesin e “Star Wars”, George Lucas, në vitin 1969, ajo punoi në disa prej projekteve të tij më të njohura, përfshirë “THX 1138” dhe “American Graffiti”, për të cilin mori edhe një nominim për “Oscar”.

Karriera e saj përfshiu gjithashtu bashkëpunime me regjisorin legjendar Martin Scorsese në filma të njohur si “Taxi Driver”, “Alice Doesn’t Live Here Anymore” dhe “New York, New York”.

Më vonë, ajo kontribuoi edhe në dy vazhdimet e para të sagës “Star Wars”: “The Empire Strikes Back” dhe “Return of the Jedi”.

Marcia Lucas dhe George Lucas adoptuan një vajzë në vitin 1981, por çifti u divorcua dy vite më vonë, pas 14 vitesh martesë.

Pas lajmit për vdekjen e saj, kompania Lucasfilm dhe shumë emra të njohur të industrisë së filmit i bënë homazhe, duke vlerësuar ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në historinë e kinemasë.

Aktori Mark Hamill, i njohur për rolin e Luke Skywalker, e kujtoi Marcia Lucas si një artiste të talentuar, novatore dhe një njeri me humor e zemër të madhe, duke theksuar se trashëgimia e saj do të mbetet e gjallë për breza të tërë adhuruesish të kinemasë.

“Jo vetëm që ishte një artiste e talentuar dhe novatore, por ishte edhe një njeri jashtëzakonisht i mirë. E zgjuar, plot humor dhe ishte kënaqësi ta kishe pranë. Fatmirësisht, kujtimi i saj do të jetojë përgjithmonë dhe ne nuk do të reshtim së ndjeri mungesën e saj”, tha Hamill.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.