☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,624 ▲0.06%
DOW 52,585 ▲0.19%
NASDAQ 25,454 ▼0.05%
NAFTA 88.24 ▲1.98%
ARI 3,883 ▼2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,927 ▼ -3.41% ETH $2,019 ▼ -3.37% XRP $1.0307 ▼ -3.29% SOL $81.7500 ▼ -4.08%
S&P 500 7,624 ▲0.06 % DOW 52,585 ▲0.19 % NASDAQ 25,454 ▼0.05 % NAFTA 88.24 ▲1.98 % ARI 3,883 ▼2.93 % S&P 500 7,624 ▲0.06 % DOW 52,585 ▲0.19 % NASDAQ 25,454 ▼0.05 % NAFTA 88.24 ▲1.98 % ARI 3,883 ▼2.93 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare gazetari italian Toni Capuozzo

ROMË, 12 nëntor, ATSH/ Gazetari i njohur italian Toni Capuozzo është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë në gazetarinë televizive dhe në raportimin nga zonat e konfliktit.

Capuozzo ishte një prej reporterëve të njohur të Mediasetit, ku për dekada ndoqi nga afër disa prej konflikteve më të përgjakshme ndërkombëtare, përfshirë luftërat në ish-Jugosllavi, Somali, Afganistan, Lindjen e Mesme dhe Irak.

Ai ishte zëvendësdrejtor i TG5 deri në vitin 2013 dhe autor e drejtues i emisionit investigativ dhe të aktualitetit “Terra!”, të cilin e drejtoi nga viti 2000 deri në vitin 2017.

Gjatë luftës në Bosnjë, Capuozzo u bë i njohur edhe për shpëtimin e një foshnjeje, Kemal, të cilën e mori nga Sarajeva e rrethuar dhe e solli në Itali, ku fëmija qëndroi për pesë vjet pranë familjes së tij.

Më 23 tetor, gazetari kishte bërë publike se vuante nga një sëmundje tumorale, duke shprehur vendosmërinë për ta përballuar atë me ndihmën e mjekëve dhe njerëzve të afërt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.