🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.91 ▼0.24%
ARI 4,130 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,412 ▲ +2.86% ETH $2,415 ▲ +4.66% XRP $1.3126 ▲ +2.84% SOL $95.8800 ▲ +2.92%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.91 ▼0.24 % ARI 4,130 ▲1.39 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.91 ▼0.24 % ARI 4,130 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Ndahet nga jeta profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska

Është ndarë nga jeta profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska, një prej emrave të njohur të këtij institucioni në fushën e gjuhësisë.

Universiteti i Elbasanit ka bërë të ditur lajmin, duke shprehur ngushëllimet për familjen, të afërmit, kolegët, studentët dhe të gjithë ata që e njohën.

Albert Riska e nisi veprimtarinë pedagogjike në Universitetin e Elbasanit në vitin 1988, fillimisht si pedagog i jashtëm. Prej vitit 1991 vijoi punën si pedagog i gjuhës, ku ndër lëndët që ka zhvilluar ishin Dialektologjia dhe Historia e gjuhës shqipe.

Gjatë karrierës së tij akademike, Riska ka mbajtur edhe funksione drejtuese, mes tyre atë të përgjegjësit të Departamentit të Gjuhës dhe të Fakultetit të Shkencave Humane.

Veprimtaria e tij është shtrirë edhe në kërkimin shkencor. Ai ka botuar artikuj dhe trajtesa në fushën e gjuhësisë, dialektologjisë, etimologjisë dhe historisë së gjuhës shqipe.

Ndër veprat e tij është edhe libri “Shqipja dhe Krishterimi”, një studim që trajton raportet mes gjuhës shqipe, historisë dhe përhapjes së krishterimit në hapësirat ilire.

Për vite me radhë, Prof. Albert Riska ka qenë pjesë e jetës akademike dhe shkencore të Universitetit të Elbasanit, duke kontribuar edhe në strukturat botuese dhe shkencore të institucionit.

Pritja për të ndjerin bëhet pranë Shtëpisë Funerale “Prehje në Paqe”, Salla 1. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet këtë të premte, më 14 gusht, në orën 15:00.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.