☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.85 ▲0.09%
ARI 4,015 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,534 ▼ -1.13% ETH $2,300 ▼ -1.36% XRP $1.2920 ▲ +0.19% SOL $99.3100 ▼ -2.16%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Ndahet nga jeta studiuesi i letërsisë shqipe, Ali Xhiku

U nda nga jeta në moshën 83-vjeçare studiuesi i letërsisë shqipe Ali Xhiku.

Pedagogu dhe studiuesi i letërsisë shqipe, Ali Xhiku, la pas një trashëgimi të pasur në fushën e kritikës dhe historiografisë letrare. Për dekada ai shërbeu me përkushtim në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ku mbajti edhe detyrat e zëvendësdekanit dhe më pas të dekanit, duke formuar breza studentësh dhe duke ndikuar në mënyrën se si u lexua dhe u interpretua letërsia shqipe.

Vitin e kaluar, profesori u nderua me çmimin “Autori i librit më të mirë studimor” në Panairin e 28-të të Librit për veprën “Faqeve të historiografisë shqiptare” (Onufri), një studim me rëndësi për teorinë dhe metodologjinë e historisë së letërsisë shqipe.
Ndër veprat e tjera të tij janë: “Letërsia shqipe si polifoni”, “Duke lexuar letërsinë e traditës”, “Nga romantizmi drejt rrjedhave të realizmit”, “Përmes mendimit historiko-letrar të Çabejt” (1999), “Sprovë për një tjetër histori të letërsisë shqipe”, etj.

Prof. Ali Xhiku ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Institutit të Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave. Ai ka theksuar se historiografia letrare duhet të ndërtohet mbi bazën e teksteve dhe zhvillimeve reale, jo mbi imponime ideologjike. Përmes qasjes krahasimtare dhe metodës kritiko-materialiste, Xhiku ka sjellë një perspektivë të re, duke e vendosur letërsinë shqiptare në dialog me traditat evropiane dhe duke nxjerrë në pah kufizimet e saj historike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.