☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.47 ▲0.21%
ARI 4,851 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,127 ▼ -0.26% ETH $2,325 ▼ -1.63% XRP $1.3581 ▼ -0.43% SOL $83.4400 ▼ -2.6%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,851 ▲0.02 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,851 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Ndalohen projektet e armatimeve me Turqinë

Berlini dhe Ankaraja janë partnere në NATO, por kriza e thellë ka prekur edhe bashkëpunimin ushtarak. Kriza ka prekur edhe shkëmbimin e armëve.

Qeveria gjermane ka konfirmuar ndalimin e projekteve të përbashkëta me Turqinë për armatime. “Ne kemi vendosur t’i rishikojmë të gjitha kërkesat për armatime”, thotë një zëdhënëse e ministrisë për Ekonomi në Berlin. Ajo nuk saktësoi detajet e këtij vendimi, por gazeta “Bild” raporton për ndryshimin e kursit të bashkëpunimit.

Qeveria gjermane  prej fillimit të 2016 ka refuzuar 11 marrëveshje, por ka lejuar një volum bashkëpunimi në vlerë prej më shumë se 100 milionë euro. Zyra për Ekonomi dhe Kontrollin e Eksporteve (Bafa) duket se nuk do të lejojë më asnjë eksport. Por kjo nuk do t’i prekë mbase projektet e dakorduara më parë, sepse kundër Turqisë ende nuk janë futur sanksione ekonomike ndërkombëtare. Në rast të stopimit të njëanshëm të eksporteve qeveria cenohen nga kërkesa për dëmshpërblim.

Von der Leyen: “Pa probleme”

Berlin Bundestag Debatte und Abstimmung über Incirlik (Getty Images/AFP/J.McDougall)

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen theksoi se bashkëpunimi ditorë ushtarak me Turqinë po zhvillohet “pa fërkime” serioze, pavarësisht krizës së shtuar politike. Kjo vlenë për luftimin e bandave të kontrabandistëve në Egje dhe bazën ushtarake në Incirlik, ku ende gjenden nëntë ushtarë gjermanë, në bazën e NATO-s në Konya.

“Kontratat e mëparshme ushtarake do të plotësohen, si në luftimin e IS ashtu edhe marrëveshjet tjera në kuadër të NATO-s”, tha von der Leyen. “Ushtarët gjermanë në Turqi janë mirë”, citohet të ketë deklaruara ministrja për DPA.

Si reagim ndaj arrestimit të aktivistit për të drejtat e njeriut Peter Steudtner dhe shtetasve të tjerë të Gjermanisë, qeveria gjermane ka paralajmëruar riorientimin e politikës gjermane ndaj Turqisë. Ministria e Jashtme i ka ashpërsuar rregullat për udhëtime në Turqi. Për shkak të ndalimit të vizitës së deputetëve gjermanë tek ushtarët e këtij vendi në Incirlik, Bundeswehri ka zhvendosur ushtarët e vet prej kësaj baze në Jordani, që është një procedurë shumë e shtrenjtë.

Ndërsa në bazën e NATO-s në Konya ende gjenden disa ushtarë të Bundeswehrit. Por presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka refuzuar kërkesën e deputetëve gjermanë të vizitojnë edhe këta ushtarë. “Është mirë që NATO po zhvillon bisedimet të shumta me Turqinë, sepse nga grindjet në NATO do të përfitonte vetëm Rusia dhe IS”, theksoi von der Leyen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.