🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▲0.45%
DOW 51,259 ▼0.18%
NASDAQ 27,053 ▲0.95%
NAFTA 90.91 ▲1.71%
ARI 4,179 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,003 ▲ +1.17% ETH $2,680 ▲ +0.31% XRP $1.4974 ▲ +1.22% SOL $119.0200 ▲ +1.29%
S&P 500 7,706 ▲0.45 % DOW 51,259 ▼0.18 % NASDAQ 27,053 ▲0.95 % NAFTA 90.91 ▲1.71 % ARI 4,179 ▼0.01 % S&P 500 7,706 ▲0.45 % DOW 51,259 ▼0.18 % NASDAQ 27,053 ▲0.95 % NAFTA 90.91 ▲1.71 % ARI 4,179 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kronika

“Ndaloni shpërndarjen!”- Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri p�

Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale e portale online të disa materialeve intime të personave publikë në vendin tonë, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ka reaguar duke u bërë thirrje mediave dhe përdoruesve të internetit të ndalojnë publikimin e tyre.

Komisioneri thekson se edhe personat publikë gëzojnë të drejtën për privatësi dhe se interesi i publikut për jetën intime nuk përbën në vetvete interes publik që justifikon publikimin.

Në reagim nënvizohet gjithashtu se fakti që një material është publikuar më parë në internet nuk e bën të ligjshëm ripublikimin apo rishpërndarjen e tij.

Zyra e Komisionerit paralajmëron për masa administrative dhe penale ndaj përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale dhe kërkon heqjen e përmbajtjeve intime të publikuara në kundërshtim me ligjin.

“Në vijim të publikimeve të fundit në media dhe rrjete sociale për materiale të pretenduara intime, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u bën thirrje mediave, portaleve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale të respektojnë jetën private dhe dinjitetin e çdo individi.

Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ndalon përpunimin e këtyre përmbajtjeve. Gjithashtu, publikimi dhe shpërndarja e tyre është e ndaluar.

Të qenit figurë publike nuk përbën heqje dorë nga e drejta për jetë private. Kurioziteti për jetën intime të një individi nuk mjafton për të justifikuar publikimin e saj si çështje me interes publik. Liria e shprehjes dhe e informimit duhet të ushtrohet duke respektuar kushtet e nenit 43 të ligjit, përfshirë domosdoshmërinë, proporcionalitetin dhe mbrojtjen e thelbit të të drejtave themelore.

Fakti që një material qarkullon në internet nuk e bën të ligjshëm ripublikimin e tij. Çdo rishpërndarje mund të shtojë ekspozimin dhe dëmin ndaj personave të prekur dhe familjeve të tyre.

Çdokush që përpunon në mënyrë të paligjshme të dhëna personale është subjekt i masave administrative dhe penale.

Zyra e Komisionerit bën thirrje të ndërpritet publikimi dhe rishpërndarja e materialeve intime në kundërshtim me ligjin dhe të hiqen përmbajtjet e publikuara në mënyrë të paligjshme”, shkruan Zyra e Komisionerit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.