🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,653 ▼0.43%
DOW 52,985 ▼0.38%
NASDAQ 26,183 ▼0.71%
NAFTA 87.59 ▲2.13%
ARI 4,411 ▼1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $78,138 ▼ -0.69% ETH $2,449 ▼ -0.87% XRP $1.3783 ▼ -0.04% SOL $101.9800 ▼ -1.61%
S&P 500 7,653 ▼0.43 % DOW 52,985 ▼0.38 % NASDAQ 26,183 ▼0.71 % NAFTA 87.59 ▲2.13 % ARI 4,411 ▼1.57 % S&P 500 7,653 ▼0.43 % DOW 52,985 ▼0.38 % NASDAQ 26,183 ▼0.71 % NAFTA 87.59 ▲2.13 % ARI 4,411 ▼1.57 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Kosova

Ndërron jetë Dr. Daut Dauti – historiani, gazetari dhe studiuesi i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në Londër, në orët e hershme të mëngjesit historiani, gazetari, studiuesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Dr. Daut Dauti.

Dauti ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte përballur për rreth dy vjet.

I lindur në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit, Daut Dauti la pas një veprimtari të gjerë në gazetari, historiografi dhe studime që lidhen me Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Ai i kreu studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i vazhdoi në Thames Valley University në Londër, në fushën e Bashkimit Evropian.

Në vitet 2000–2002, Dauti shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës dhe ishte anëtar i pavarur i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka punuar edhe si këshilltar për media dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Bajram Kosumi, ndërsa në Londër ishte i angazhuar edhe me organizata ndërkombëtare.

Një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së tij ia kushtoi historiografisë. Në University of Leeds zhvilloi hulumtime mbi politikën britanike dhe çështjen shqiptare, ku mbrojti doktoratën me temën “The British Foreign Policy and the Albanian Question 1876–1914”.

Dauti ishte autor i disa librave dhe studimeve, përfshirë “Reflektime Shqiptaro-Britanike”, “Lufta për Trepçën”, “Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet”, “Building an Independent Media in Kosova”, “Assemblies and Ancient Deliberation According to the Code of Lekë Dukagjini” dhe “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877–1880”.

Ai la pas edhe një numër të madh artikujsh, analizash dhe punimesh shkencore të botuara në Kosovë, Britani të Madhe dhe vende të tjera.

Shkruan Ismet Azizi:

Sot, më 1 shtator 2026, në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërruar jetë në Londër historiani, gazetari, studiuesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Dr. Daut Dauti, pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte përballur për rreth dy vjet.

Pavarësisht trajtimit të vazhdueshëm dhe kujdesit mjekësor në një nga institucionet më të njohura shëndetësore në Londër, sëmundja ishte e pamëshirshme.

Me largimin e tij, familja humbi bashkëshortin, babanë dhe gjyshin e dashur; miqtë humbën një njeri besnik e fisnik, ndërsa kultura, gazetaria dhe historiografia shqiptare humbën një studiues me kontribut të veçantë.

Dr. Daut Dauti u lind në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit, vendlindje me të cilën mbeti i lidhur shpirtërisht gjatë gjithë jetës. Edhe pse një pjesë të madhe të jetës dhe veprimtarisë së tij profesionale e kaloi në Prishtinë dhe Londër, Kokaj mbeti vendi që e donte veçanërisht, vendi i kujtimeve, i familjes dhe i rrënjëve të tij.Domethënës është fakti se pikërisht këtë vit ai botoi edhe një libër me tregime e kujtime që lidhen me vendlindjen e tij, sikur të dëshironte t’i linte asaj edhe një dëshmi të fundit të dashurisë dhe lidhjes së tij të pandashme me Kokajn.

Shkollën fillore Daut Dauti e kreu në Prishtinë, ndërsa gjimnazin në Gjilan. Studioi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare i vazhdoi në Thames Valley University në Londër, në fushën e Bashkimit Evropian.

Ai i përkiste brezit të intelektualëve shqiptarë që gazetarinë nuk e kuptuan vetëm si profesion, por edhe si përgjegjësi publike.

Në vitet 1999–2001 punoi si redaktor në Institute for War and Peace Reporting (IWPR) në Londër dhe ishte ndër njerëzit që kontribuuan në themelimin e zyrës së këtij instituti në Prishtinë.

Nga viti 2000 deri në fillim të vitit 2002 shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës, ndërsa në të njëjtën periudhë ishte edhe anëtar i pavarur i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Veprimtaria e tij profesionale e çoi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2002 qëndroi në Kettering Foundation në Dayton, ku zhvilloi hulumtime mbi median dhe demokracinë, duke vazhduar më pas bashkëpunimin si International Fellow dhe duke botuar studime në fushën e gazetarisë, politikës dhe shkencave juridike.

Në vitin 2005 punoi si këshilltar për media dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Bajram Kosumi.

Në Londër ishte i angazhuar edhe pranë International Organization for Migration (IOM) dhe bashkëpunoi me organizata e institucione ndërkombëtare si këshilltar për informim dhe çështjet e Ballkanit.

Por një nga kontributet e tij më të rëndësishme mbetet puna në historiografi.

Në University of Leeds, në Shkollën e Historisë, Dr. Daut Dauti zhvilloi hulumtime shumëvjeçare mbi politikën britanike dhe çështjen shqiptare, duke mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën:“The British Foreign Policy and the Albanian Question 1876–1914” – “Politika e jashtme britanike dhe çështja shqiptare 1876–1914”.Puna e tij mbi dokumentacionin diplomatik britanik solli në historiografinë shqiptare burime dhe këndvështrime të rëndësishme për periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, diplomacinë e Fuqive të Mëdha dhe zhvillimin e çështjes shqiptare në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Ai ishte autor i një vargu librash dhe studimesh, ndër të cilat:“Reflektime Shqiptaro-Britanike”,“Lufta për Trepçën”,“Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet”,“Building an Independent Media in Kosova – Ngritja e mediave të pavarura në Kosovë”,“Assemblies and Ancient Deliberation According to the Code of Lekë Dukagjini”,dhe veprës së rëndësishme“Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877–1880”.Përveç librave, la pas një numër të madh artikujsh, analizash dhe punimesh shkencore të botuara në Kosovë, Britani të Madhe dhe vende të tjera.Në paraqitjet e tij publike ishte analist i mprehtë, kritik kur e kërkonte e vërteta dhe i palëkundur në bindjen se interesat e Kosovës dhe çështja shqiptare duhej të mbroheshin me dije, argument dhe dokument.Për ata që patën fatin ta njihnin nga afër, Daut Dauti ishte shumë më tepër se historian, gazetar e studiues. Ishte mik, bashkëpunëtor, bashkëbisedues i jashtëzakonshëm dhe njeri i cili dijen e ndante pa kursim.Pas vetes la bashkëshorten, vajzën, dy djemtë, një nip dhe një mbesë, familjen e gjerë, miqtë, kolegët dhe një trashëgimi të çmuar intelektuale.Sipas dëshirës dhe lidhjes së tij të përhershme me vendlindjen, Dr. Daut Dauti do të varroset në Kokaj, në tokën që e deshi aq shumë dhe së cilës iu kthye vazhdimisht në shkrimet, kujtimet dhe tregimet e tij.Dauti po kthehet për herë të fundit në Kokajn e tij.Por librat, studimet, shkrimet dhe kujtimi për të do të mbeten.I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Daut Dautin.Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.