⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,713 ▲1.91%
DOW 53,320 ▲2.96%
NASDAQ 25,915 ▲2.14%
NAFTA 87.92 ▼8.5%
ARI 4,078 ▲3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,676 ▲ +3.74% ETH $2,433 ▲ +5.73% XRP $1.3162 ▲ +2.44% SOL $95.9700 ▲ +2.42%
S&P 500 7,713 ▲1.91 % DOW 53,320 ▲2.96 % NASDAQ 25,915 ▲2.14 % NAFTA 87.92 ▼8.5 % ARI 4,078 ▲3.48 % S&P 500 7,713 ▲1.91 % DOW 53,320 ▲2.96 % NASDAQ 25,915 ▲2.14 % NAFTA 87.92 ▼8.5 % ARI 4,078 ▲3.48 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Ndihmëssekretarja Donfried viziton javën e ardhshme Shqipërinë

Ndihmëssekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried do të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë Yuri Kim.

“Ndihmëssekretarja Donfried do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme për të festuar 100 vjet të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA; Faleminderit Shqipërisë për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht për angazhimin për Ukrainën; do të nënvizojë mbështetjen e fortë për anëtarësimin Bashkimin Evropian; të inkurajojë zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Kim në një postim në Twitter.

Ndihmëssekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor nga 25 deri më 29 prill, me ndalesa në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Në deklaratën e publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “më 28 prill ajo do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus. Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.