☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Ndryshimet Kushtetuese, Kovaçevski: Akuzat e Mickoskit janë nebulozë dhe mashtrim i publikut

Nebuloza dhe mashtrime të publikut – kjo është përgjigjja e kryeministrit te Maqedonise se Veriut,  Dimitar Kovaçevski ndaj akuzave të opozitës se grupi punues për ndryshimet kushtetuese po përgatitet të ridefinojë shtetin dhe të krijojë një shtet binacional. Kryeministri thotë se opozita edhe më parë ka mbjellë frikë në tema të tilla si kantonizimi, pranimi i emigrantëve dhe më shumë.

“Ata thanë se me votimin e propozimit francez do të ishim bullgarizuar dhe asimiluar dhe se do ta kishim humbur gjuhën maqedonase. Asnjë nga këto nuk ka ndodhur dhe në serinë e gënjeshtrave kjo tani është e fundit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski. Kryeministër.

Kovaçevski shtoi se detyrë e domosdoshme dhe kryesore e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese është hartimi i amendamenteve lidhur me hyrjen e bullgarëve në Preambulë.

“Grupi i punës për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese, i mandatuar nga qeveria, ka detyrimin të përgatisë ndryshimet kushtetuese në përputhje me kuadrin negociues. Qeveria do të jetë parashtruesi dhe ata janë për ndryshimin e Preambulës dhe inkorporimin e popujve tjerë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Me një deklaratë të tillë të kryeministrit për detyrën kryesore të grupit punues, është gjithnjë e më e qartë se çështja e zëvendësimit të termit “20%” me “gjuhën shqipe” nuk do të jetë në tryezë, dhe më herët kryetarja e grupit, Margarita Caca Nikolovska, tha se ata nuk kanë mandat për të shqyrtuar tema të tjera.

Partitë e koalicionit qeverisës, LSDM dhe BDI kanë theksuar deri tani se fokusi duhet të jetë vetëm në përfshirjen e bullgarëve, ndërsa kryetari i Aleancës së Shqiptarëve, Arben Taravari, tha më parë se ai do të mbrojë ndryshimin e termit “20%”. Pak ditë më parë, përfaqësuesit e të ashtuquajturit “grup zjarri” të BDI-së paraqitën një nismë në Ministrinë e Drejtësisë për formulimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë. Sipas tyre, duhet shfrytëzuar mundësia dhe momenti politik, sepse Kushtetuta nuk hapet çdo ditë. Nga BESA theksuan disa herë se ekziston mundësia që ata të mos mbështesin ndryshimet po qe se nuk zëvendësohet termi “20%”, dhe përfaqësuesit e Alternativës kishin një qëndrim të ngjashëm. Nga ana tjetër, në intervistën e tij të fundit në Alsat, sipas zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi tha se nuk do të ketë asnjë deputet shqiptar që nuk do të mbështeste ndryshimet kushtetuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.