🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 80.03 ▲2.24%
ARI 3,995 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $63,106 ▼ -1.61% ETH $1,835 ▼ -2.65% XRP $1.0841 ▼ -2.07% SOL $74.7400 ▼ -1.8%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 80.03 ▲2.24 % ARI 3,995 ▲0.08 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 80.03 ▲2.24 % ARI 3,995 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Kosova

Në 20-vjetorin e APK-së, Haxhiu: Korrupsioni nuk vjedh vetëm paranë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) organizoi ceremoninë përmbyllëse të “Javës së Agjencisë”, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të saj nën moton “20 vjet transparencë dhe integritet, duke rritur besimin, duke parandaluar korrupsionin”.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha se institucioni që drejton duhet të jetë më shumë se një organ administrativ, duke theksuar se misioni i tij është ndërtimi i besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

“Që nga dita kur mora përgjegjësinë për të udhëhequr këtë institucion, kam besuar se agjencia nuk duhet të jetë vetëm një institucion që administron procedura. Agjencia duhet të jetë një institucion që krijon besimin e qytetarit në institucionet e Republikës së Kosovës. Jo një institucion që dënon, por që parandalon. Një institucion që udhëheq me shembull, një institucion modern me një filozofi që kemi punuar gjatë gjithë këtyre viteve. Kemi përshpejtuar transformimin digjital, kemi zgjeruar shërbimet elektronike, kemi rritur transparencën, kemi formësuar mekanizmat për deklarimin e pasurisë, për sinjalizimin, për konfliktin e interesit, për dhuratat zyrtare, për mbrojtjen e sinjalizuesve, për vlerësimin e rrezikut kundër korrupsion”, tha Buleshkaj.

Kryetarja e Kuvendit e Republikës së Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se korrupsioni ndryshon vazhdimisht formë, prandaj lufta kundër tij duhet të jetë e pandërprerë për të mbrojtur besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

“20 vjet janë dëshmi e pjekurisë së një institucioni, por kur misioni është mbrojtja e interesit publik, çdo vit është një provë në vete. Sepse korrupsioni nuk pushon kurrë ai ndryshon formë kërkon rrugë të reja dhe përpiqet të depërtojë aty ku institucionet dobësohen dhe ku vigjilenca zbehet.”, tha ai.

Sipas saj, korrupsioni vjedh besimin dhe drejtësinë.

“Korrupsioni nuk vjedh vetëm paranë publike. Ai vjedh mundësinë ai e vjedh drejtësinë , e vjedh edhe besimin. Dhe kur qytetarët humbin besimin se ligji vlen njësoj për të gjithë humbet shumë më tepër sesa një procedurë administrative. Humbet besimi i qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës”, u shpreh Haxhiu. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.