☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.92 ▲2.02%
ARI 4,048 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,939 ▲ +1.52% ETH $2,354 ▲ +1.91% XRP $1.3255 ▲ +1.9% SOL $102.0400 ▲ +2.31%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.92 ▲2.02 % ARI 4,048 ▼0.66 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.92 ▲2.02 % ARI 4,048 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Në Hagë janë thirrur mbi 40 vetë nga Kosova. Në listë edhe Thaçi e Veseli

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkovic, thotë se presidenti kosovar Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, janë intervistuar nga Gjykata Speciale në lidhje me akuzat për krime lufte.
Trajkovic e ka vlerësuar vendimin e  Ramush Haradinajt për tu përballur me prokurorinë e posaçme. Sipas saj, Kryeministri i larguar kosovar i dha Thaçit dhe Veselit një “leksion morali”.

Duke folur për Tv N1, politikania serbo-kosovare  ka rrëfyer se mbi 40 vetë në Kosovë kanë marrë ftesa për të shkuar në Hagë, në cilësinë e të dyshuarve, apo si dëshmitarë. Sipas saj, “për komunitetin serb më e rëndësishme është se kur do të fillojë procesi kundër të ashtuquajturit ‘Grupi i Drenicës’, i cili në raportin e Dick Marty dyshohet për rrëmbimin e serbëve dhe trafikimin e organeve”.

Haradinaj e përfundoi të mërkurën paraqitjen para Prokurorisë së Posaçme në Hagë, një nga dy dhomat e Gjykatës speciale që do të trajtojë pretendimet mbi përfshirjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës dhe periudhës sq parë të pasluftës.

Pas qëndrimit për më shumë se një orë brenda ndërtesës së prokurorisë, ai tha se nuk u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, duke shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje. Haradinaj udhëtoi drejt Hagës pak ditë pasi paraqiti dorëheqjen e pakthyeshme nga posti i Kryeministrit, e dyta herë kjo në 14 vjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.