☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.29 ▲1.11%
ARI 4,828 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,226 ▼ -0.13% ETH $2,338 ▼ -1.47% XRP $1.3644 ▼ -0.38% SOL $83.6400 ▼ -2.54%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.29 ▲1.11 % ARI 4,828 ▼0.47 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.29 ▲1.11 % ARI 4,828 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Në janar bashkohemi në aleancën e vlerave, vendi në krizë politike

Vendi është përfshirë në krizë politike dhe institucionale dhe kapja e Prokurorit të Përgjithshëm është thellimi i krizës, deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në emisionin “Top Story”.

I pyetur për bilancin e  opozitës për 2017, Basha tha se nuk ka patur opozitë më kurajoze se këtë vit kundër krimit dhe drogës dhe për zgjedhje të lira. Ai tha se kriza është se demokracia është asfiksuar, sepse kriminelët janë në parlament. “Këtë vit nuk kanë as parlamentin dhe as qeverinë të zgjedhur me zgjedhje të lira dhe të ndershme, pra kemi një krizë politike. Para një jave kapja e Kryeprokurorit është thellim i krizës politike në vend. Kjo është kriza e thelle politike, kriza kushtetuese dhe zgjedhore, pasi shkelet Kushtetuta si në vende me diktature”, tha Basha.

Më tej ai u shpreh se “mazhoranca po përpiqet të shkatërrojë reformën në drejtësi nëpërmjet kapjes së drejtesisë dhe shpërdorimit të dosjeve të zyrtarëve të korruptuar”.

I pyetur për kryeprokuroren Arta Marku, Basha tha se kushdo qoftë personi, mënyra si u përzgjodh pa Vetting është utopike dhe një emrim i tillë ka një funksion të vetëm, mbylljen e dosjeve të krimit dhe sabotimin e reformës në drejtësi.

Ndërsa për konsensusin mes palëve për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshem, Basha tha se “Konsensusi politik për reformën në drejtësi është në Kushtetutë, sepse konsensusi në Kushtetutë përmban konsensusin për Prokurorin e Përgjithshëm. Nuk ka krizë prokurori, por ka krizë politike, sepse kemi një qeveria të dalë pa mandat popullor”.

I pyetur pse PD nuk e çon çeshtjen e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën Kushtetuese, Basha tha se “PD po e shqyrton këtë mundësi, por Gjykatës Kushtetuese i bëhet presion nga mazhoranca. Dhe është ironike ta zgjidhin këtë çeshtje gjyqtarët e Kushtetueses, sepse ndodhen përballë presionit të mazhorancës se qeveria  ka kapur institutcionet, prokurorin dhe e vetmja shpresë është bashkimi i shqiptarëve për t’u prirë këtyrë problemeve. Për opozitën janë dy gjëra thelbësore, zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse janë themeli i demokracisë dhe reforma në drejtësi”, tha Basha

“Në janar na mbetet ndërtimi i një aleance vlerash dhe t’i kundërvihemi të keqes, qe kjo aleancë vlerash t’i kthejë dinjitetin vendit”, theksoi  Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.