Nëntë shoferë u ndaluan për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
Pesë prej tyre drejtonin pa patentë shoferi, dy ishin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy të tjerë kishin masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit.
Gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët policorë kanë ndaluar nëntë shoferë në lokacione të ndryshme në vend, për veprën penale të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit, sipas nenit 297-a të Kodit Penal, raporton Alsat.
Pesë prej tyre drejtonin automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi: I.I. (19) nga Shkupi, V.M. (24) nga fshati Haraçinë i Shkupit, D.V. (34) nga Negotina, S.S. (34) nga Manastiri dhe V.Ѓ. (39) nga fshati Dolni Lipoviq i Komunës së Konçes. Ky i fundit, sipas policisë, drejtonte edhe nën ndikimin e alkoolit, me 1,15 promilë alkool në gjak.
Nën ndikimin e alkoolit u kap edhe D.V. (28) nga Velesi, tek i cili u matën 1,53 promilë alkool në gjak.
Me masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit u zunë A.B. (44) nga fshati Cërvevc i rajonit të Kërçovës dhe M.J. (22) nga fshati Pesoçan i rajonit të Ohrit, ndërsa A.F. (40) nga fshati Golema Reçicë i rajonit të Tetovës drejtonte me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj shoferëve të ndaluar do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale, thekson Alsat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.