🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲0%
ARI 3,515 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $61,046 ▲ +0.92% ETH $1,728 ▲ +2.33% XRP $0.9285 ▼ -0.35% SOL $70.4600 ▼ -0.23%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ohri zgjerohet me banesa të reja për shitje në një nga zonat më atraktive të qytetit

Shteti po ndërton dy ndërtesa me 132 banesa në lagjen Burimet e Biljanës, me çmim fillestar 1.350 euro për metër katror; ankandi publik mbahet më 4 dhjetor.

Shteti po ndërton banesa të reja për shitje në njërën nga pjesët më atraktive të Ohrit, lagjen Burimet e Biljanës, raporton Alsat. Sipërfaqja e banesave lëviz nga 39 deri në 80 metra katrorë. Shpallja është publikuar dhe do të jetë e hapur deri më 1 dhjetor, ndërsa pronarët e ardhshëm kanë për detyrë të ndajnë mjete shtesë për vendparkim, gjegjësisht garazh, çmimet e të cilave janë fikse dhe lëvizin nga 6.500 deri në 10.500 euro pa TVSH.

“Në këtë lokacion në lagjen ‘Burimet e Biljanës’ në Ohër, shteti po ndërton dy ndërtesa me gjithsej 132 banesa. Për momentin në shitje janë 51 banesa, me çmim fillestar prej 1.350 euro për metër katror”, thotë gazetari Miki Trajkovski.

Nëse çmimit prej 1.350 euro i shtohet tatimi prej 5%, atëherë çmimi për një metër katror do të fillonte nga 1.417,50 euro. Për secilën banesë që është në shitje do të ketë ankand publik, i cili është caktuar për më 4 dhjetor. Nëse çmimi mbetet i pandryshuar, një banesë prej 39 metrash katrorë do të kushtonte rreth 72.000 euro. Nga Shoqëria Aksionare për Ndërtim dhe Ekonomizim me Hapësirë Banesore dhe Afariste thonë se në këtë mënyrë duan të kontribuojnë në stabilizimin e çmimeve të banesave në Ohër.

“Shoqëria Aksionare nuk e sheh rolin e saj si konkurrencë ndaj investitorëve privatë, por si një faktor të rëndësishëm për mbajtjen e çmimeve më konkurruese dhe më reale në tregun e patundshmërive. Përmes çmimit që tani po e ofrojmë në treg prej 1.350 eurosh për metër katror, përpiqemi të kontribuojmë në korrigjimin e çmimit të patundshmërive dhe stabilizimin e çmimit të tregut të metrit katror banesor, si dhe në qasje më të madhe të banesave për qytetarët”, deklaroi Marjan Stefanovski, drejtor i SHA-së për Ndërtim dhe Ekonomizim me Hapësirë Banesore dhe Afariste.

Qytetarët thonë se edhe këto çmime janë të larta për qytetarin mesatar të Maqedonisë dhe se janë kundër betonizimit të mëtutjeshëm të Ohrit. “Unë jam shkupjan. Në vitin 2004 bleva banesë këtu. Ikëm nga tollovia e Shkupit. Nuk kisha ku të parkoja në Shkup. Ohri tani është më keq se Shkupi”, tha një qytetar, i cili tregon se e shiti banesën që kishte blerë për djalin sapo mori vesh se çfarë do të ndërtohet aty.

“Është tepër kjo. Ndërtesat janë ndërtuar afër njëra tjetrës. Këtu kishte një hapësirë të hapur shumë të bukur, ishte një farishtore. Tani veçmë shihemi sy më sy me fqinjët”, tha një qytetar tjetër, sipas të cilit çmimet janë ende të shtrenjta, thekson Alsat.

Objektet banesore po i ndërtojnë dy kompani private të cilat janë përzgjedhur përmes procedurës për prokurim publik. Për momentin po ndërtohen edhe 112 banesa për shitje në Shkup, të cilat janë në fazën përfundimtare, dhe 60 banesa komerciale të cilat janë në ndërtim e sipër në Manastir.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.