🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲0%
ARI 3,515 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,947 ▲ +0.71% ETH $1,724 ▲ +2.1% XRP $0.9276 ▼ -0.6% SOL $70.2700 ▼ -0.52%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Rama u takua ndaras me liderët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Pas takimit me Ali Ahmetin, kryeministri shqiptar u takua në Manastir me bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi takime të ndara me liderët shqiptarë gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, raporton Alsat.

Fillimisht Rama u takua me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Kreu i opozitës shqiptare theksoi se në takim u diskutua për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët. Sipas Ahmetit, takimi merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se zhvillohet në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas Ahmetit, kryeministri shqiptar u takua në Manastir me bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin. “Festa e Alfabetit na bëri bashkë sot në Manastir. Biseduam për lidhjet që kemi ndërtuar ndër vite dhe për atë që mund të bëjmë sot që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ndihet më shumë në jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Mexhiti.

Liderët e VLEN-it në Manastir u takuan edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Sipas Kasamit, bisedimet u përqendruan te zhvillimet aktuale politike, përfaqësimi politik i shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimi rajonal, thekson Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.