🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲0%
ARI 3,515 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,947 ▲ +0.71% ETH $1,724 ▲ +2.1% XRP $0.9276 ▼ -0.6% SOL $70.2700 ▼ -0.52%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Koliçani i Epërm merr pamje të re me mbi 20 shtëpi vikendi, por mungojnë kushtet elementare

Fshati rreth 18 kilometra larg Shkupit po gjallërohet sërish falë klimës dhe ajrit të pastër, por banorët ankohen për rrugët, ujësjellësin dhe mungesën e mbështetjes për bujqësinë e blegtorinë.

Ndryshe nga shumë fshatra që po zbrazen, Koliçani i Epërm së fundmi ka marrë një pamje të re, raporton Alsat. Kushtet klimatike dhe ajri i pastër kanë ndikuar që aty të ndërtohen mbi 20 shtëpi vikendi.

Edhe pse gjatë fundjavës rrugët e fshatit janë të mbushura me gjallëri, gjatë ditëve të javës ato janë të zbrazëta. Të vetmit që takuam ishin disa nxënës që dilnin nga shkolla dhe disa banorë që pas pensionimit janë kthyer në fshatin e tyre.

“Fshati ishte mbi 100 shtëpi. Disa shkuan në Turqi, ndoshta 70 apo 80 shtëpi, dhe diku 50 apo 60 shkuan në Shkup. Mbetem një pakicë, por tani fshati përsëri u shtua dhe jemi gati 100 shtëpi. Kthehemi përsëri. Unë me shtëpi jam në Shkup. Afër 50 shtëpi janë ndërtuar nga banorë që jetojnë edhe në Shkup edhe këtu. Nuk u pëlqen qyteti e kthehen përsëri këtu! Gjatë verës rrimë këtu e tani do kthehemi përsëri në qytet. Dimrin e kalojmë në qytet e verës jemi këtu. Për mua ka shumë dallim katundi për shëndet, pasi është klima më e mirë e në gjitha anët më mirë në katund”, tha një banor i fshatit.

Dikur fshati ishte më i gjallë, punoheshin tokat dhe ishte e zhvilluar edhe blegtoria, por tani i vetmi që jeton nga blegtoria është vetëm një banor i fshatit. “Ruanim kafshë më herët, dele e lopë, çdo banor kishte 70 apo 80 copë dele, por punonim edhe duhan. E tani? Tani nuk ruan askush përveç një banori që ka 30 lopë, tjerët askush. I gjithë fshati vetëm 30 lopë! Po, vetëm lopët e Qamilit, e më herët kishim çdokush nga 5 apo 6 e deri në 10”, tha një banor tjetër.

Qamil Jakupi thotë se ka punuar rreth 37 vite në mërgim, por tani është kthyer në fshatin e tij të lindjes dhe merret me blegtori. Ai kërkon nga institucionet më shumë mbështetje për fermerët, në mënyrë që të mund të jetojnë dhe të punojnë në vendin e tyre. “Jetoj këtu. Kam rreth 30 krerë lopë, me të cilën mbaj familjen, por punoj edhe tokën. Kam qenë rreth 37 vite në mërgim, pastaj u ktheva këtu dhe e vendosa që të punoj këtu, por nuk e kemi shtetin që na përmbajë. Sikur shteti të na përmbante dhe çdo parti që hyn në pushtet duhet të mendojë edhe për popullin e jo vetëm për karriget e tyre”, theksoi Jakupi.

Edhe pse fshati ka filluar të marrë sërish gjallëri, mungesa e infrastrukturës rrugore, ujësjellësit dhe mbështetjes për bujqësinë e blegtorinë vazhdon t’ua vështirësojë jetën banorëve. Fshati ndodhet rreth 18 kilometra larg Shkupit dhe, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ka rreth 250 banorë, thekson Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.