🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲0%
ARI 3,515 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $61,046 ▲ +0.92% ETH $1,728 ▲ +2.33% XRP $0.9285 ▼ -0.35% SOL $70.4600 ▼ -0.23%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲0 % ARI 3,515 ▲0 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Video-lojërat, pasion në rritje te të rinjtë, por përdorimi i tepruar ngre shqetësime

Të rinjtë e anketuar nga Alsat thonë se lojërat kanë edhe anë pozitive, por theksojnë se duhet të ketë kufij në kohën që u kushtohet.

Video-lojërat prej kohësh nuk konsiderohen më vetëm një formë argëtimi, por për shumë të rinj janë kthyer në një pasion të vërtetë, raporton Alsat. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që përvoja e lojërave të jetë gjithnjë e më realiste, duke tërhequr vëmendjen e miliona përdoruesve në mbarë botën.

Qytetarët e anketuar nga Alsat kanë mendime të ndryshme për ndikimin e video-lojërave. Sipas tyre, ato kanë edhe anët e tyre pozitive, megjithatë, si në çdo gjë tjetër, edhe në këtë drejtim duhet të ketë kufij.

“Sinqerisht, këto janë shumë interesante me shoqëri, lojëra shoqërie. Sa luaj? Nuk luaj shumë, 2-3 ditë në javë nga një orë, zakonisht aq. Në përgjithësi jo, mendoj se lojërat që janë më shumë të fokusuara në konkurueshmëri rrisin fokusin, sinqerisht. Nuk mendoj se ndikojnë negativisht në jetën tonë aq sa e bëjnë njerëzit që ndikojnë”, tha një qytetar.

“Jo shumë shpesh, realisht. Më herët, kur kisha më shumë kohë, luaja më shumë se tash që jam në fakultet dhe studioj, prioritet e kam fakultetin. Ekziston një masë e caktuar, realisht, do të thotë ka shumë benefite, por pastaj ka një kufi, ku pas asaj jeni shumë të dhënë, i lini aspektet e tjera në një anë”, u shpreh një qytetar tjetër.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme, video-lojërat mund të jenë një formë argëtimi, sfide dhe një mënyrë e mirë për të kaluar kohë me të tjerët. Megjithatë, gjithçka varet nga mënyra se si i përdorim dhe nga koha që u kushtojmë në përditshmërinë tonë, thekson Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.