☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,626 ▼ -2.22% ETH $2,434 ▼ -2.3% XRP $1.3843 ▼ -2.14% SOL $103.3500 ▼ -2.76%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Bota

Nepal, 97-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat (VIDEO)

97-vjeçarja Guna Maya Bokhara u nxor e gjallë nga balta dhe mbeturinat në një operacion shpëtimi që u përshkrua si një “mrekulli” pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Nepal.Gruaja e moshuar, e cila vuan nga demenca e avancuar, jetonte në një azil pleqsh shtetëror në zonën e Rasovës. Ndërtesa u rrëmbye nga një sasi e madhe uji dhe balte, dhe deri më tani ajo është e vetmja mbijetuese nga azili.Ushtrisë nepaleze dhe ekipeve të shpëtimit iu deshën katër orë për ta liruar, duke përdorur një ekskavator për të hequr me kujdes ton baltë. Gruaja u dërgua në një spital në Katmandu ku po trajtohet. Stërnipi i saj, i cili udhëtoi për të ndihmuar me operacionin e shpëtimit, i tha BBC-së se imazhi i saj duke dalë nga rrënojat i kujtonte një “luftëtari” që kthehej fitimtar nga beteja.

Imazhi tronditës i transportimit të saj brenda kovës së ekskavatorit ka bërë xhiron e botës, duke krijuar një rreze shprese mes tragjedisë së paimagjinueshme që po e godet vendin.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet e tyre për të gjetur mijëra persona të zhdukur, 2,500 sipas autoriteteve, dhe për të shpëtuar njerëz nga zonat në kufirin midis Nepalit dhe Kinës tre ditë pas përmbytjeve shkatërruese me një numër të përkohshëm të të vdekurve prej 633, nga të cilët 626 në Nepal dhe 7 në Kinë.

RESCATAN CON VIDA A MUJER DE 97 AÑOS TRAS CASI 24 HORAS BAJO LOS ESCOMBROS 🥹🇳🇵Contra todo pronóstico, Guna Maya Bohara, de 97 años, fue rescatada con vida después de permanecer cerca de 24 horas atrapada bajo lodo y escombros tras las devastadoras inundaciones en Nepal.🚨… pic.twitter.com/kxf1pQXjMr

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.