☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,517 ▼0.77%
DOW 52,503 ▼0.25%
NASDAQ 25,866 ▼1.58%
NAFTA 77.70 ▲8.81%
ARI 4,006 ▼2.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,026 ▼ -3.39% ETH $1,765 ▼ -3.06% XRP $1.0625 ▼ -3.51% SOL $74.7900 ▼ -3.57%
S&P 500 7,517 ▼0.77 % DOW 52,503 ▼0.25 % NASDAQ 25,866 ▼1.58 % NAFTA 77.70 ▲8.81 % ARI 4,006 ▼2.61 % S&P 500 7,517 ▼0.77 % DOW 52,503 ▼0.25 % NASDAQ 25,866 ▼1.58 % NAFTA 77.70 ▲8.81 % ARI 4,006 ▼2.61 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Politika

“Nesër më shumë”/ Edhe në orën 23:00 protesta vazhdon në rrugët e Tiranës, mijëra të rinj në marshim kërkojnë dorëheqjen e Ramës

TIRANË – Dita e dhjetë e protestës qytetare në kryeqytet është shndërruar në një nga tubimet më të gjata dhe më masive të ditëve të fundit. Edhe pse ora ka kaluar 23:00, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke refuzuar të shpërndahen dhe duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Marshimi nisi në orën 18:00 nga sheshi “Skënderbej” dhe, pas më shumë se pesë orësh, vazhdon ende në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Pjesa më e madhe e protestuesve janë të rinj, por në tubim marrin pjesë edhe familje, qytetarë të moshave të ndryshme dhe mbështetës të ardhur nga qytete të tjera të vendit.

Gjatë gjithë mbrëmjes janë dëgjuar thirrje si “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Revolucion”, “Shqipëri e Re”, si dhe slogane të tjera kundër qeverisë dhe klasës politike. Atmosfera është karakterizuar nga energji e lartë, pjesëmarrje e dendur dhe një ritëm i pandërprerë marshimi në rrugët e Tiranës.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalen dhe se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Një nga mesazhet më të përsëritura gjatë mbrëmjes ka qenë thirrja: “Nesër më shumë”, duke nënkuptuar pritshmëritë për një pjesëmarrje edhe më të madhe në ditën e ardhshme.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë gjithashtu apel për përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Përmes pankartave dhe thirrjeve në shesh është kërkuar që Diaspora t’i bashkohet protestës së 10 qershorit, në një përpjekje për ta zgjeruar më tej mobilizimin qytetar.

Ndërkohë, mbështetje simbolike janë raportuar edhe nga komunitete shqiptare në vende të ndryshme të botës, ku janë zhvilluar tubime solidariteti me protestën që prej dhjetë ditësh po mbahet në Tiranë.

Me dhjetëra mijëra qytetarë që vijojnë të ecin në rrugët e kryeqytetit edhe vonë në mbrëmje, protesta e ditës së dhjetë po shënon një tjetër rekord për nga kohëzgjatja, pjesëmarrja dhe qëndresa e protestuesve, të cilët deklarojnë se do të vazhdojnë mobilizimin deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore: largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.