🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.26 ▼2.55%
ARI 4,678 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,342 ▼ -0.85% ETH $2,457 ▼ -0.66% XRP $1.4118 ▼ -4.38% SOL $97.1500 ▼ -1.5%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.26 ▼2.55 % ARI 4,678 ▼0.36 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.26 ▼2.55 % ARI 4,678 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Bota

Netanyahu për Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me këta të egër

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se nuk ishte e mundur të arrihej asnjë marrëveshje diplomatike me zyrtarët iranianë, të cilët ai i përshkroi si “të egër”, ndërsa përshëndeti fushatën e re të presionit ekonomik ndaj Teheranit të njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Duke iu referuar takimit të tij të fundit me republikanin, Netanyahu theksoi të martën në mbrëmje, gjatë një aktiviteti se ata diskutuan negociatat me Iranin.

Kryeministri izraelit thuhet se i tha Trumpit: “Dyshoj se mund të arrijmë një marrëveshje me atë bandë atje, me ata të egër. Po ju them, nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje.”

Një kritik i ashpër i marrëveshjes së vitit 2015 mbi programin bërthamor iranian, nga e cila SHBA-të u tërhoqën tre vjet më vonë gjatë mandatit të parë të Trump, Netanyahu ka shprehur prej kohësh dyshime rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje me Iranin përmes kanaleve diplomatike.Megjithatë, ai ka qenë i kujdesshëm që të mos e kritikojë shumë hapur presidentin amerikan kur ai kërkoi një rrugëdalje të negociuar nga lufta në Lindjen e Mesme, e cila shpërtheu më 28 shkurt pas sulmeve amerikane-izraelite kundër Iranit.

Dhe ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte armëpushimin e arritur midis SHBA-së dhe Iranit në prill.

SHBA-të njoftuan të hënën vendosjen e sanksioneve të reja dhe të rrepta kundër Iranit, me qëllim që ta ulin ekonominë e vendit, e cila tashmë i është nënshtruar një sërë sanksionesh për vite me radhë.Dje, Netanyahu mbështeti publikisht fushatën e presionit ekonomik. Trump zgjodhi të shënjestrojë Iranin, por edhe “të shtrëngojë bllokadën ndaj atyre që mbështesin këtë regjim, këtë diktaturë të tmerrshme”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.