🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,762 ▼0.51%
DOW 51,199 ▲0.04%
NASDAQ 27,184 ▼1.29%
NAFTA 91.35 ▲3.48%
ARI 4,155 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,800 ▼ -1.9% ETH $2,464 ▼ -4.14% XRP $1.3752 ▼ -3.2% SOL $109.2900 ▼ -5.62%
S&P 500 7,762 ▼0.51 % DOW 51,199 ▲0.04 % NASDAQ 27,184 ▼1.29 % NAFTA 91.35 ▲3.48 % ARI 4,155 ▲0.35 % S&P 500 7,762 ▼0.51 % DOW 51,199 ▲0.04 % NASDAQ 27,184 ▼1.29 % NAFTA 91.35 ▲3.48 % ARI 4,155 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kronika

Nga argjendaria u grabitën rreth 900 mijë lekë bizhu

Kjo foto që shihni është shkëputur nga pamjet e një kamere sigurie, që ka fiksuar autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz paraditen e së shtunës, duke u arratisur pas ngjarjes. Në foton e siguruar nga TV Klan, grabitësit shfaqen të maskuar, teksa largohen në drejtim të Fushë-Krujës me motoçikletën ngjyrë të kuqe të përdorur në krim.

Kjo pamje, por edhe shumë të tjera, po analizohen nga ana e policisë së kryeqytetit, teksa bëhet me dije se kontrolle të shumta janë kryer edhe në zonën e Zall Herrit.

Nga verifikimet, si dhe marrja në pyetje e pronares së argjendarisë që ra pre e grabitjes, vlera e bizhuterive të marra nga dy personat e armatosur përllogaritet rreth 900 mijë lekë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në pak minuta, me autorët të cilët janë treguar mjaft të kujdesshëm, duke mbajtur skafandrën e motorit gjatë gjithë kohës me qëllim për të mos u identifikuar.

Burime bëjnë me dije se autorët dyshohet se kanë mbajtur në vëzhgim argjendarinë deri në momentin që kanë kryer grabitjen. Nisur nga kjo, hetuesit shpresojnë se pamjet e kamerave të sigurisë, por edhe prova të tjera të grumbulluara në vendngjarje, do të ndihmojnë në identifikimin e grabitësve.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.