☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.95 ▲1.91%
ARI 3,976 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,336 ▼ -3.49% ETH $2,230 ▼ -4.02% XRP $1.2468 ▼ -3.47% SOL $96.5200 ▼ -4.09%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.95 ▲1.91 % ARI 3,976 ▼1.38 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.95 ▲1.91 % ARI 3,976 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Nga bastisja në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq arrestohen 6 persona – sekuestrohen dy vetura, orë dore të markës Rolex

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, njofton opinionin publik se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë dy aksione në lokacionet: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar (6) persona me inicialet F.S., L.R., N.S. A.I., A.Sh., dhe B.B. prej 48 orësh, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’, ‘’Mashtrimi’’, ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, ‘’Deklarimi i rremë nën betim’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ”Dhënia e ryshfetit”, ‘’Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit’’, si dhe ‘’Shkelja e fshehtësisë së procedurës’’.

“Në kuadër të këtij aksioni, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar: dy (2) vetura në vlerë rreth 80.000 euro, një (1) orë dore të markës Rolex në vlerë afro 8000-10.000 euro, pesë (5) telefona celularë, si dhe dokumente të tjera të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë në procedurë penale ndaj të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.