☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 14 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $64,401 ▲ +1.42% ETH $1,683 ▲ +1.14% XRP $1.1502 ▲ +1.8% SOL $69.0400 ▲ +3.63%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
14 Jun 2026
Breaking
Kosova

Nga PDK thonë se s’bëjnë koalicion me LVV-në, analistët skeptikë për ofertën e Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duket se nuk është e gatshme të futet në koalicion me Vetëvendosjen në qeverinë e re.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në një prononcim për KosovaPress ka thënë se asnjë deklaratë e liderit të LVV-së, Albin Kurtit, përfshirë atë të djeshmen për çështjen e presidentit, nuk duhet të merret seriozisht.

Kjo pasi sipas Lushtakut, më e rëndësishme për Kurtin është Vetëvendosja sesa vet shteti i Kosovës, teksa tha se Kurti ishte në gjendje që ta çoj vendin në zgjedhje tri herë radhazi e të mos ketë kompromis në të mirë të vendit.

“Besoj se nuk i merren për seriozisht Albin Kurtit asnjë deklaratë sepse për të më e rëndësishme është partia politike, Vetëvendosja, sesa vet shteti i Kosovës. Ju kujtoj se ky ishte në gjendje që tri herë radhazi ta dërgoj vendin në zgjedhje sesa të ketë një kompromis për të mirën e vendit, prandaj nuk pres ndonjë ndryshim nga ky. Problemi kryesor është Albin Kurti dhe për të më e rëndësishme është pozita, karrigia e pushtetit sesa vet Kosova. Prandaj ka mbjell urrejtje dhe ushqim të përçarjes së popullit, sesa ka mbjell një lloj uniteti në popull. E kemi parë edhe në fushatën e tij që më shumë ka fol për emër të përveçëm e përçarje sesa për rezultate të qeverisjes së tij. Prandaj, në këtë fazë unë besoj që duhet të shikojmë certifikimin dhe të fol vet kryetari dhe partitë politike”, tha Lushtaku për KosovaPress.

Më tej, Lushtaku u shpreh se PDK-ja s’duhet të shkojë në koalicion me Vetëvendosjen dhe nuk duhet të diskutoj me ta për asnjë pozitë në këto rrethana, pasi tha se është parë çfarë i ka sjell Kosovës një pushtet i tillë, sipas tij, përçarës.

Lushtaku po ashtu u shpreh se beson që do të ketë përsëri zgjedhje të reja, pasi sipas tij, qytetarët e kanë parë Vetëvendosjen se ka rënë nga 51% dhe se e ka ndihmuar buxheti i Kosovës duke e keqpërdorur nga siç tha, vet Kurti.

“Personalisht besoj që PDK-ja nuk duhet të jetë e gatshme dhe besoj që duhet të qëndrojë me elektoratin besnik të PDK-së që të mos shkojë në koalicion me Vetëvendosjen dhe të mos diskutojë për asnjë pozitë në këto rrethana sepse e kemi parë çfarë i ka sjell Kosovës një pushtet i tillë përçarës, një pushtet i tillë që për të më e rëndësishme është një çlirimtar i vdekur sesa një çlirimtar në Kosovë e në pushtet. . Absolutisht jam kundër që të ketë emër të Vetëvendosjen [për president], sepse e dimë që kemi qenë kundër që të gjitha pushtetet t’i marrë Vetëvendosja, sepse e ka krijuar një pushtet autoritar dhe po shohim që shkarkon edhe policë vetëm se nuk i përshtaten deklarimeve të tij dhe sigurisht që çdo ditë që qëndron në pushtet dhe i kap të gjitha pozitat, demokracia është në rrezik, shoqëria është në rrezik, Kosova është në rrezik dhe besoj se ne nuk duhet t’ia japim shansin tutje që të vazhdojë ky pushtet. Pavarësisht sa i pushtetshëm është bërë, qytetari në fund të ditës nuk do të dorëzohet dhe do të shohim një rezultat ndryshe dhe besoj se do të ketë zgjedhje të ardhshme sepse më të vërtetë qytetarët e kanë parë se Vetëvendosja ka rënë nga 51% dhe e ka ndihmuar buxheti i Kosovës duke e keqpërdorur Albin Kurti që t’i fitoj një përqindje të madhe, ndërsa një pjesë që fatkeqësisht s’kanë marrë pjesë në zgjedhje janë dëshpëruar sepse e kanë krijuar bindjen psikologjike se ky do të fitoj dhe do t’i blej votat e gjithë qytetarëve dhe do të ndikoj në fitoren e tij”, tha Lushtaku për KosovaPress.

Ai tregoi se deri më tani nuk kanë pasur asnjë kontakt me dy partitë e tjera opozitare, LDK-në dhe AAK-në, pasi tha se po e presin certifikimin e rezultateve.

Nga LDK-ja nuk kanë dashur të prononcohen për këtë temë, pasi që sipas tyre, qëndrimi zyrtar i këtij subjekti do të jetë pas certifikimit të rezultateve nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Në lidhje me deklaratën e djeshme të Kurtit ku tha se janë partitë opozitare ato që duhet të ndërrojnë qasje për sa i përket çështjes së presidentit, për KosovaPress ka folur edhe analisti politik, Blerim Canaj, i cili tha se përmbajtja e asaj çka tha Kurti dje, duket sikur që prapë mund të kemi një situatë të njëjtë si herën e fundit kur vendi shkoi në zgjedhje.

“Përmbajtja e asaj që e tha Kurti duket sikur që prapë mund të kemi një situatë të njëjtë sikur herën e fundit pasi ai mes tjerash tha që do të diskutojë me partitë tjera për çështjen e presidentit, mirëpo duhet ta kemi parasysh se për çështjen e presidentit duhen 80 vota dhe diskutimi pastaj bëhet gjithmonë për të arritur një kompromis, e kompromisi do të thotë të dy partitë t’i paraqesin kërkesat e tyre dhe pastaj merret një vendim. Kështu që jam goxha skeptik te qëllimi i fundit edhe i kryeministrit se më të vërtetë dëshiron ta ketë të zgjidhur çështjen e presidentit dhe me këtë pastaj të ecin proceset përpara apo dëshiron që sërish të jemi në një krizë të njëjtë sikur që ishim në të kaluarën e afërt. Ajo se cka pamë nga përmbajtja e gjuhës që ai e përdori jam goxha skeptik”, tha Canaj për KosovaPress.

Kurse, analisti Arbnor Sadiku, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka tendencë për ta frikësuar opozitën që të lëshojnë pe për çështjen e presidentit. Sipas tij, opozita nuk duhet që të lëshojë pe në këtë pikë, teksa shtoi se Kurti do të duhej më patjetër që t’ia jepte opozitës postin e presidentit.

“Duket se ai nuk ka ndryshuar edhe pse rezultati zgjedhor nuk është ai i dhjetorit ku 5-6 për qind do të jetë ndryshe sesa ai i dhjetorit. Megjithatë, është një tendencë për ta frikësuar opozitën që të lëshojnë pe për presidentin, megjithatë unë konsideroj se opozita e ka kauzën e saj dhe presidenti ka qenë një prej kauzave kryesore dhe mendoj se ata nuk duhet të lëshojnë pe. Sa i përket Kurtit, konsideroj se do të duhej t’i krijonte institucionet dhe natyrisht që presidentin patjetër t’ia jep opozitës për faktin se do të krijoheshin balancet politike dhe në të njëjtën kohë do përçohej edhe fryma kushtetuese. Ideja është që demokracia të funksionojë dhe të kemi një lloj balance të pushteti midis pozitës dhe opozitës për sa i përket tri pushteteve kryesore në Kosovë. Prandaj, mendoj që e vetmja rrugë që do të dëshmonte se vërtetë Kurti dhe VV-ja e do më shumë shtetin sesa pushtetin që sa më shpejtë të ulen dhe të diskutojnë me njërën nga partitë politike për krijimin e institucioneve, t’ua ofrojë presidentin dhe ndoshta një pjesë.. në mënyrë që të rrumbullakohet krijimi i institucioneve”, tha Sadiku për KosovaPress.

Kosova i ka mbajtur zgjedhjet e fundit më 7 qershor pasi vendi shkoi në zgjedhje pas krizës institucionale dhe mos-dakordimit të partive politike për ta zgjedhur presidentin e shtatë të Republikës. Nga rezultatet preliminare të publikuar nga KQZ-ja del se Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë me 42.96%, PDK-ja e dyta me 21.13%, LDK-ja e treta me 17.6% dhe AAK-ja është e katërta me 7.16%. Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nëpër përfaqësi diplomatike, votat me postë, votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.