☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,635 ▲0.73%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,679 ▲0.95%
NAFTA 97.34 ▼6.51%
ARI 3,970 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,604 ▼ -0.51% ETH $2,277 ▲ +0.43% XRP $1.2502 ▲ +0.02% SOL $93.6100 ▼ -1.23%
S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 % S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Nikolloski: Transportuesit të mos bien pre e lajmeve të rrejshme

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski u bën thirrje transportuesve nga Maqedonia e Veriut të mos bien nën ndikimin e shteteve fqinje dhe të mos bien pre e lajmeve të rrejshme të cilat i liferojnë.

“Para dy ditësh në Bruksel nuk pati kurfarë takimi, por konferencë e rregullt për shtyp ku gazetarët mund të parashtrojnë çfarëdo lloj pyetje, madje edhe për transportuesit nga Ballkani Perëndimor. Do t’i kisha lutur transportuesit të mos bien nën ndikimin e një vendi fqinj në të cilin tani do të ketë zgjedhje. Mu nga atje erdhi se më 1 shtator në Bruksel ka pasur një lloj takimi, dhe ky është lajm i rrejshëm”, tha Nikolloski në “Vesti Plus” në televizionin “Kanal5”.

Ai theksoi se përparimi më i madh në negociatat për kufizimin e qëndrimit për transportuesit në zonën e Shengenit ndodhi në shkurt të këtij viti kur, siç tha ai, BE-ja vendosi t’i njohë shoferët e autobusëve dhe kamionëve si profesionistë. Kjo do të thotë që të gjithë shoferët që punojnë në zonën e Shengenit kanë mundësi të kërkojnë viza afatgjata të vlefshme kudo në BE.

“Bëhet fjalë për një problem shumë serioz që e kanë transportuesit e Maqedonisë dhe ne kemi mirëkuptim të plotë dhe u japim mbështetje serioze dhe këtë e kemi bërë gjatë tërë periudhës së kaluar. Mendoj se përparimi më i madh ndodhi në shkurt kur Komisioni evropian vendosi të ndryshojë strategjinë e vet të vizave dhe t’i njohë shoferët e kamionëve, autobusëve dhe mjeteve të tjera të transportit si profesionistë. Kjo la hapësirë për të gjetur zgjidhje. Ky është një proces dyshkallësh – shkalla e parë ishte t’i njihte ata si profesionistë, dhe pasi të njihen si profesionistë, ata kanë të drejtë për viza afatgjata dhe kështu shmangin kufirin e qëndrimit prej 90 ditësh brenda 180 ditëve që vlen për banorët e tjerë që nuk janë pjesë e zonës së Shengenit”, tha Nikoloski.Me këtë, saktësoi, të gjithë shoferët të cilët kanë nevojë të transportojnë mallra në cilin do shtet në zonën e Shengenit mund të aplikojnë për vizë afatgjate dhe ta marrin. Viza të tilla tashmë japin Kroacia dhe Zvicra.

“Është shumë me rëndësi këto viza të jenë të vlefshme për të gjithë zonën e Shengenit, përkatësisht të mos vlejnë vetëm për shtetin konkret nga i cili janë dhënë por për tërë zonën e Shengenit sepse në të nuk ka kufij dhe ka vetëm hyrje në kufijtë e jashtëm për vendet që nuk janë anëtare të zonës së Shengenit. Kjo është zgjidhja që mund të bëjmë, sigurisht që do të ishte më mirë dhe më e lehtë nëse BE do të ndryshonte rregullat. Ne vazhdimisht e kërkojmë këtë, por nuk varet nga ne, por nga BE-ja. Ajo që varet nga ne dhe ajo që mund të bëjmë është ajo që po bëjmë”, theksoi Nikolloski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.