☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,858 ▼0.24%
NASDAQ 25,436 ▲1.08%
NAFTA 95.76 ▼0.73%
ARI 3,947 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,668 ▲ +0.18% ETH $2,298 ▲ +1.09% XRP $1.2795 ▲ +2.45% SOL $93.5900 ▲ +0.12%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,858 ▼0.24 % NASDAQ 25,436 ▲1.08 % NAFTA 95.76 ▼0.73 % ARI 3,947 ▼0.58 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,858 ▼0.24 % NASDAQ 25,436 ▲1.08 % NAFTA 95.76 ▼0.73 % ARI 3,947 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

NIMANBEGU: PESË ZJARRE AKTIVE NË ULQIN

Foto: Komuna e Ulqinit

Në territorin e Ulqinit janë aktive pesë zjarre, ndërsa ekipet e zjarrfikësve nga Ulqini dhe komunat e tjera po punojnë për lokalizimin e tyre.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, tha se zjarri në Vlladimir është përhapur gjatë natës, ndërsa situata me furnizimin me ujë po stabilizohet.

Nimanbegu sqaroi se informacionet se Ulqini kishte mbetur plotësisht pa ujë nuk ishin të sakta.

Linja e transmetimit të energjisë elektrike, e cila ishte dëmtuar nga zjarri, është rikthyer në funksion gjatë mëngjesit, duke krijuar kushte për normalizimin e furnizimit me ujë.

Ai shtoi se pjesa qendrore e qytetit ka pasur vazhdimisht ujë, falë sasive të siguruara nga Ujësjellësi Rajonal.

Kryetari Nimanbegu tha se është ende herët të flitet për shkaqet e zjarreve dhe se përcaktimi i tyre i takon organeve kompetente.

Ndërkohë, shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Ulqin, Abdullah Nimanbegu, bëri të ditur se në terren janë angazhuar ekipet lokale dhe ato nga komunat e tjera të Malit të Zi.

Situata më kritike paraqitet në zonën e Klenzës së Poshtme, ku zjarri është afruar pranë një nënstacioni elektrik.

Ekipet po punojnë për ta lokalizuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij drejt banesave.

Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe mjete ajrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Ndihmë kanë ofruar ekipet nga Tivari, Budva, Podgorica, Berana, Bijello Pole, Shkodra, ndërsa është ofruar ndihmë edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Zyrtarët theksuan se era po vështirëson ndjeshëm operacionet e shuarjes.

Autoritetet kanë hartuar një plan të veçantë për ndërhyrjet gjatë natës, ndërsa operacionet ajrore kanë nisur që në orën 06:00.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.