☁️
Tiranë 16°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,898 ▼ -0.35% ETH $2,235 ▼ -0.59% XRP $1.1612 ▼ -0.91% SOL $89.1000 ▼ -1.17%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Nis gjyqi Meta-Kryemadhi, Tedi Blushi: Jemi 1 mijë vetë, s’na nxë salla! Seanca të transmetohet live

Këtë të premte, më 5 qershor, do të zhvillohet seanca e parë për çështjen ndaj ish-presidentit të Republikës Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Tedi Blushi: Jemi 1 mijë vetë, s’na nxë salla! Seanca të transmetohet live

Para nisjes së seancës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka dalë në një prononcim për mediat, ku ankohet se seanca duhet të jetë publike dhe e hapur për të gjithë ata që janë të interesuar.

“I gjithë opinioni publik të mësojë të vërtetat e këtij procesi sepse transparenca është detyrim për të gjitha institucionet.”, u shpreh ai.

Blushi thotë se janë të paktën 1 mijë vetë që duan të ndjekin seancën e sotme, mirëpo në sallë nuk ka vend dhe sipas tij kjo çështje duhej të ishte menduar nga institucioni. Zgjidhja sipas tij do të ishte transmetimi live i seancës.

“Në seancën e fundit pati një mashtrim se u tha se nuk kishte interes dhe zgjodhën sallë të vogël. Sot e shihni që nuk është kështu, janë 1 mijë veta”, tha Blushi.

Sa i takon çështjes, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë shprehet se ndaj ish-presidentit Meta nuk ka prova.

“Ai do të japë llogari para të gjithë shqiptarëve, para votuesve të vet, dashamirësve të vet në raport me akuzat politike. Ndaj z. Meta nuk ka asnjë çështje, është një dosje bosh. S’ka fakte. Dashamirësit kërkojnë të jenë sot të pranishëm në një seancë publike. S’po kërkojmë asnjë privilegj, seanca të jetë publike!”, shtoi ai.

Më poshtë janë edhe pamjet nga jashë godinës së Gjykatës së Posaçme, ku një grumbull i madh njerëzish presin për të hyrë dhe për të ndjekur live seancën.


Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.